Home»Thenie»Emma Waston ka thëniet më të bukura për femrat. Hidhini një sy. Nuk do të zhgënjeheni…

Emma Waston ka thëniet më të bukura për femrat. Hidhini një sy. Nuk do të zhgënjeheni…

“Femrat ndihen sikur u duhet të marrin leje për të bërë diçka. Ne duhet të udhëheqim dhe ta ndryshojmë atë mendim”.

“Mos e dëgjo asnjëherë në kokën tënde zërin që të thotë: “Kush jam unë për të thënë diçka?”. Ti je një qenie njerëzore. Ti me 100% siguri mund të ndryshosh botën. Janë gjërat e vogla ato që kanë rëndësi. Ji guximtare”.

“Në momentet kur kam pasur dyshime, i kam thënë vetes e sigurtë: “Nëse nuk do të jem unë, kush do të jetë? Nëse nuk do ta bëj diçka tani, kur do ta bëj?””.

“Vajzat e vogla mësohet të jenë princesha delikate. Personazhi i Hermionës u mëson atyre se mund të jenë luftëtare”.

“Unë mendoj se femrat ndonjëherë janë të frikësuara nga ndjesia e pushtetit, e forcës dhe e guximit”.

“Ka ardhur koha që gjininë ta shohim si një pasqyrë, në vend të dy anëve me ideale të kundërta. Ne duhet të ndalojmë së e gjykuari veten për atë që nuk jemi dhe ta vlerësojmë veten për atë që jemi”.

“Femrat e reja janë të bombarduara nga foto perfeksioni që asnjë qenië njerëzore nuk mundet t’i arrijë dot realisht”.

“Gjëja më e trishtë që mund të bëjë një vajzë, është të lërë veten pas dore për një djalë”.

“Kam kuptuar se të luftuarit për të drejtat e grave shpesh shihet si sinonim i urrejtjes nga ana e burrave. Nëse ka diçka që e di me siguri, është se kjo gjë duhet të ndalojë”.

“Unë nuk dua që frika e dështimit t’i ndalojë femrat për të bërë gjërat që i interesojnë”.

“Nuk është fjala feminizëm ajo që ka rëndësi. Është ideja dhe ambicia pas saj”.

“Si meshkujt dhe femrat duhet të ndihen të lirë të jenë të ndjeshëm. Si meshkujt dhe femrat duhet të ndihen të lirë të jenë të fortë”. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *