Home»Teknologji»Donte të dinte të dhënat që Fejsbuku kishte për të, zbuloi diçka tronditëse

Donte të dinte të dhënat që Fejsbuku kishte për të, zbuloi diçka tronditëse

Brian Chen është një gazetar i teknologjisë për The New York Times dhe megjithëse nuk e ka përdorur shumë rrjetin social, duke shkarkuar të gjitha informatat që Facebook kishte për të, ai zbuloi se ata kishin edhe kontaktet e plota të iPhone-it dhe informacionin ekuivalent me 160 orë muzikë.

Chen shpjegoi:

Kam zbuluar se rreth 500 reklamues (shumë prej të cilëve kurrë nuk i kisha dëgjuar, të tilla si Bad Dad, një dyqan me motor dhe Space Jesus, një grup elektronik) kishin informacionin tim të kontaktit, i cili mund të përfshinte e-mailin tim, telefonin dhe emrin tim të plotë”

Siç e përshkroi vetë ai, profili i tij ishte me pak informacion, ai rrallë publikonte ndonjë gjë në këtë faqe dhe pothuajse nuk bëri asnjë klikim në reklama. Megjithatë, kur hapi dosjen “ishte si hapja e kutisë së Pandorës”, shkruan ai me habi.

Ai vazhdon:

Facebook gjithashtu kishte kontaktet e mia të plota të telefonit, duke përfshirë edhe numrin e banesës sime. Rrjeti social kishte mbajtur një regjistër të përhershëm të rreth 100 njerëzve që unë kisha fshirë nga lista e shokëve të mi në 14 vitet e fundit, duke përfshirë edhe ish-en time”

Gabriel Weinberg, themeluesi i DuckDuckGo, i tha atij se si një politikë e përgjithshme, “ata nuk fshijnë asgjë”.

Arsyeja është e thjeshtë dhe ekonomike: të dhënat ruhen dhe i ndihmon markat të orientojnë më mirë reklamat e tyre./CNA

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *