Home»Keshilla»Do të jesh i/e lumtur, vetëm nëse do të ndalosh së bëri këto gjëra kundër vetes tënde

Do të jesh i/e lumtur, vetëm nëse do të ndalosh së bëri këto gjëra kundër vetes tënde

Përpara se të jemi të mirë me të tjerët, duhet të respektojmë veten tonë. Askush nuk është i lumtur, nëse e keqtrajton veten dhe shkon përtej limiteve të vetes. Duhet të jesh i/e sigurtë se jeta jote do të përmirësohet, nëse ndalon së bëri këto gjëra:

  1. Kërkon t’i kënaqësh të gjithë.

Ti nuk mban përgjegjësi për lumturinë e të tjerëve. Bëj atë që të duket e drejtë dhe tregohu empatik/e, si dhe sillu me respekt ndaj të tjerëve. Shpesh, dëshira për t’i kënaqur të gjithë përkthehet me lënien mënjanë të vetes dhe kjo nuk është gjë e mirë.

  1. Frika ndaj ndryshimeve.

“Asgjë nga ato çfarë kanë qenë, do të jenë njësoj si më parë”, ka thënë Lulu Santos. Ky është një nga ligjet e jetës. Çdo ditë është e re dhe është e nevojshme të hedhësh një hap përpara për të ndërruar pozicion, prandaj thuhet se jeta është në ndryshim të vazhdueshëm. Ndaj, mos ki frikë prej tyre, por shikoji si një mundësi vetëpërmirësimi.

  1. Të jetosh në të shkuarën.

Është e pamundur ta harrosh të shkuarën, ndaj bën mirë të bësh paqe me të. Mos lejo që vështirësitë e të shkuarës të të demoralizojnë lidhur me të tashmen apo me të ardhmen. Ajo çfarë ndodhi, i përket të shkuarës dhe duhet të qëndrojë në mendjen tënde, ndërsa e ardhmja të qëndrojë në duart e tua. Ndaj, ec përpara dhe lëre të shkuarën në vendin e vetë.

  1. Të mendosh shumë për gjithçka.

Të mendosh shumë do të thotë të lësh pa shfrytëzuar mundësitë që të jepen, ose të krijosh realitete që nuk ekzistojnë. Nuk është gjë e mirë të mendojmë për gjithçka, sepse disa gjëra nuk janë në duart tona dhe normalisht që, nëse shkojnë keq, do të na bëjnë të ndihemi keq. Normalisht duhet të reflektojnë ndonjëherë për gjithçka që na ka ndodhur, por kjo nuk do të thotë të kapemi pas atyre që kanë ndodhur tashmë dhe që nuk i ndryshojmë dot.

  1. Të jesh kundër njerëzve.

Mund të ndodhë që dikush nuk e ka përfunduar mendimin e vetë dhe ne menjëherë shprehemi se nuk jemi dakord. Ndonjëherë nuk është çështje opinionesh, por sjelljeje. Të jesh kundër të gjithëve do të thotë të jesh kundër vetes. Kjo gjë i largon të tjerët dhe mund të të vendosë në një pozitë mjaft të pakëndshme. Ndaj, mos kërko të kesh gjithmonë të drejtë dhe pranoji edhe mendimet e të tjerëve, nëse ato janë të drejta. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *