Home»Keshilla»Denzel Washington gjatë marrjes së një çmimi: “Rehatia është kërcënimi më i madh i progresit…”

Denzel Washington gjatë marrjes së një çmimi: “Rehatia është kërcënimi më i madh i progresit…”

“Jam jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur për gjithë regjizorët, aktorët, këngëtarët, shkrimtarët, producentët e rinj që po dalin në dritë pas gjeneratës sime. Në veçanti, për Barry Jenkins. Shumë pak njerëz e dinë, por ai bëri 10, 15, 20 filma me metrazh të shkurtër përpara se t’i jepej mundësia të realizonte filmin “Moonlight”. Ndaj, asnjëherë mos hiqni dorë. Pa u zotuar për ta bërë diçka, nuk keni për ta nisur kurrë diçka dhe më e rëndësishmja, pa vullnet nuk keni për ta përfunduar kurrë atë gjë që nisni.

Asgjë e mirë që kërkoni të arrini, nuk është e lehtë. Nëse do të ishte e lehtë, nuk do ta njihnim, Kerry Ëashington. Nëse do të ishte e lehtë, nuk do ta njihnim Taraji Henson. Nëse do të ishte e lehtë, nuk do ta njihnim Octavia Spencer, por jo vetëm kaq. Nuk do ta njihnim as Viola Davis. Nëse do të ishte e lehtë, nuk do ta njihnim as Michael T. Williamson, as Steven Mckinley Henderson, as Russel Honorsby. Nëse gjithçka do të ishte e lehtë, nuk do ta njihnit as Denzel Washington.

Ndaj, vazhdoni të punoni. Vazhdoni të luftoni. Rrëzohuni 7 herë, ngrihuni 8 herë. Rehatia është kërcënimi më i madh i progresit, se sa mundimi. Edhe një herë e përsëris, rehatia është kërcënimi më i madh i progresit, se sa mundimi, ndaj vazhdoni të ecni, vazhdoni të rriteni, vazhdoni të mësoni. Rrezikoni. Bëni edhe ato që 99% e njerëzve nuk po i bëjnë, por punoni për të ardhmen tuaj. Shihemi në punë”. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *