Home»Histori»Ç’domethënë simboli i kurorës së dyfishtë të Egjiptit?

Ç’domethënë simboli i kurorës së dyfishtë të Egjiptit?

Faraonët e lashtë egjiptianë zakonisht përshkruhen me një kurorë mbi kokë, apo një rrobë. Më e rëndësishmja nga këto ishte kurora e dyfishtë, e cila simbolizon unifikimin e Egjiptit të Epërm dhe të Poshtëm dhe mbahej nga faraonët duke filluar me Dinastinë e Parë rreth vitit 3000 pes. Emri i saj i lashtë egjiptian është pschent.

Kurora e dyfishtë ishte një shkrirje e kurorës së bardhë (emri i lashtë Egjiptian ‘hedjet’) të Egjiptit të Epërm dhe kurorës së kuqe (emri i lashtë Egjiptian ‘deshret’) të Egjiptit të Poshtëm.

Një tjetër emër për të është shmty, që do të thotë “dy të fuqishmit”, ose sekhemti.

Kurora shihet vetëm në vepra arti dhe asnjë model nuk është ruajtur dhe zbuluar. Përveç faraonëve, zotat Horus dhe Atum përshkruhen me kurorë të dyfishtë. Këto janë perëndi që janë të lidhura ngushtë me faraonët.

SIMBOLET E KURORES DYFISHTE

Kombinimi i dy kurorave në një të vetme, përfaqësonte sundimin e faraonit mbi mbretërinë e tij të bashkuar. Deshret e kuqe të Egjiptit të Poshtëm është pjesa e jashtme e kurorës me prerje rreth veshëve. Ajo ka një projeksion të përdredhur përpara që përfaqëson kërthizën e një blete, dhe një majucë dhe shtrirje në pjesën e prapme të qafës. Emri deshret përdoret edhe për bletën. Ngjyra e kuqe përfaqëson tokën pjellore të deltës së Nilit. Mendohej se ishte dhuruar nga  Horusi, dhe faraonët ishin pasuesit e Horusit.

Kurora e bardhë është kurora e brendshme, e cila ishte më konike, me prerje sipas formës së veshëve. Mund të jetë asimiluar nga sundimtarët nubianë para se të mbahej nga sundimtarët e Egjiptit të Epërm.

Figura kafshësh vendoseshin në pjesën e përparme të kurorave, me një kobër në pozicion sulmi për perëndeshën e Egjiptit të Poshtëm Vadjet dhe një kokë hute, për perëndeshën Nekhbet të Egjiptit të Epërm.

Nuk dihet se nga çfarë ishin bërë kurorat, mund të ishin bërë prej rrobe, prej lëkure, xunkthi, madje edhe prej metali. Për shkak se asnjë kurorë nuk është gjetur në varre, madje edhe në ato që ishin të paprekur, disa historianë spekulojnë se ato kaloheshin, nga faraoni në faraon.

HISTORIA E KURORES SE DYFISHTE TE EGJIPTIT

Egjipti i Epërm dhe i Poshtëm ishin të bashkuar rreth vitit 3150 B.C. me disa historianë që caktojnë Menesin si faraonin e parë dhe thonë se ishte ai që krijoi pschent. Por kurora e dyfishtë u pa për herë të parë në Horusin e faraonit Djet të dinastisë së parë, rreth vitit 2980 pes.

Kurora e dyfishtë gjendet në Tekstet Piramidale. Pothuajse çdo faraon nga 2700 deri në 750 pes përshkruhej duke mbajtur pschent në hieroglifet e ruajtur në varre. Guri Rosetta dhe lista e mbretit në gurin e Palermos janë burime të tjera që tregojnë kurorën e dyfishtë të lidhur me faraonët. Statujat e Senusret II dhe Amenhotep III janë ndër të shumtat që tregojnë kurorën e dyfishtë.

Sundimtarët e Ptolemeut mbanin kurorën e dyfishtë kur ishin në Egjipt, por kur ata u larguan nga vendi, mbanin një diademë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *