Home»Horizonti.al»Aokigahara, pylli i vetëvrasjeve

Aokigahara, pylli i vetëvrasjeve

Aokigahara është vendi i dytë në botë ku njerëzit i japin fund jetës së tyre. I pari është ura “Golden Gate” e San Francisco-s. Aokigahara është një pyll prej 35 km katrorë, i vendosur në verilindje të malit Fuji mes prefekturësYamanashi dhe Shizuoka, 100 km në perëndim të Tokios. Kjo hapsirë natyrore e njohur si pylli i vetëvrasjeve ka një kurorë pishash që zbuluron dhe fsheh një histori fatkeqësish dhe mitesh japoneze të mbushur me djaj. Në fakt ekzistojnë poema 1000 vjeçare që flasin për këtë qoshe japoneze si “pylli i mallkuar”. Kaq të mëdha janë rastet e vetëvrasjeve, saqë qeveria ka instaluar sinjale lajmërimi në gjuhë të ndryshme në përpjekje për t’u ndërruar mendjen. Disa nga mesazhet thonë: “Jeta jote është një dhuratë e mrekullueshme e prindërve të tu. Mendoni për prindërit, vëllezërit dhe fëmijët. Mos e mbaj. Fol për problemet e tua. Mos vuaj vetëm.” Qeveria ka arritur të mbyllë disa zona, turizmi lejohet vetëm në zona të mbikëqyrura. Pavarsisht masave vetëvrasjet shtohen duke shkuar në 100 vdekje në vit.

Një pyll i vjetër.

Pavarsisht se mbetet një vend i padëshirueshëm, pylli është i mbushur me pemë qindra vjeçare, formacione llave dhe guva të nëndheshme. Kjo shtresë është formuar nga një lloj shkëmbi vullkanik. Formimi i detyrohet llavës së disa shpërthimeve të malit Fuji gjatë viteve 800 dhe 1083. Shpërthimi i vitit 864 zgjati 10 ditë dhe kontribuoi në formimin e atij që sot e njohim si mali Aokigahara. Në brendësi mbretëron qetësia dhe errësira, zona është plot me guva shkëmbore dhe të ftohta. Në këtë det pemësh është e lehtë të humbësh, kështu që ekskursionistët që hyjnë në të varin shirita me ngjyra për të lehtësuar kthimin.

Nga vjen kjo praktikë historike?

Zgjedhja e këtij pylli për të vdekur është frymëzuar pjesërisht nga tregimi “Kuroi Jukai” (Deti i zi i pemëve) i Seicho Matsumoto-s, i publikuar në vitin 1960 që rrëfen historinë e një çifti të dashuruarish që vrasin veten në këtë pyll. Të tjerë besojnë se vjen nga një praktikë “Ubasute”  e shek XIX në të cilën të moshuarit braktiseshin aty që të vdisnin, sidomos në kohë thatësirash dhe zije, duke e shndrruar në një vend të magjepsur për shpirtrat e fëmijëve dhe për të moshuarit që braktiseshin. Ekziston gjithashtu edhe “Manuali i vetëvrasjeve”, i publikuar në 1993 dhe që sot ndalohet në Japoni që përshkruan pyllin si një vend perfekt për të vdekur. / horizonti.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *