Home»Horizonti.al»Mite e Legjenda»Akili dhe Patrokli, cila ishte natyra e lidhjes së tyre?

Akili dhe Patrokli, cila ishte natyra e lidhjes së tyre?

Akili kujdeset per plaget e Patroklit

Natyra ekzakte e marrëdhënies së Akilit me Patroklin ka qenë e shumëdiskutuar si në periudhën klasike, ashtu edhe në kohët moderne. Tek Iliada, shfaqet si modeli i një miqësie të thellë dhe besnike. Homeri nuk lë të kuptohet që Akili dhe miku i tij i ngushtë ishin të dashur.

Pavarësisht se nuk ka prova direkte në tekstin e Iliadës, se këta të dy ishin dashnorë, kjo teori është shprehur nga disa autorë të mëvonshëm. Komentatorët, nga antikiteti deri në kohët moderne e kanë interpretuar këtë marrëdhënie përmes këndvështrimit të kulturës së tyre.

Në Athinën e shekullit 5 p.e.s. kjo lidhje e fortë shihej në dritën e zakonit grek të pederastisë. Tek Simpoziumi i Platonit, pjesëmarrësit në një dialog për dashurinë supozojnë se Akili dhe Patrokli ishin një çift; Fedrusi argumenton se Akili ishte më i riu dhe më i pashmi, pra ishte i dashuri dhe Patrokli i dashuruari pas tij. Por në greqishten e lashtë nuk kishte fjalë që dallonin heteroseksualin dhe homoseksualin. Dhe supozohej se një burrë mund të dëshironte të rinj të pashëm dhe të bënte seks me femra. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *