Home»Rretherrotull»Zgjidh një nga këto letra dhe zbulo çfarë të nevojitet në këto momente…

Zgjidh një nga këto letra dhe zbulo çfarë të nevojitet në këto momente…

Ndonjëherë ndihemi sikur nuk jemi mjaftueshëm të motivuar për të vepruar siç duhet në situata të ndryshme. Nëse kjo gjë po të ndodh edhe ty, këto tri letra do të të ndihmojnë shumë. Hidhu një sy dhe zgjidh njërën prej tyre. Besoji zërit tënd të brendshëm dhe mbaj zgjedhjen e parë që ke bërë. Letra që do të zgjedhësh, përmban një mesazh. Shpresojmë që edhe për ty të jetë e vlefshme dhe të të frymëzojë aq sa duhet.

Letra numër 1 :

Jeta jote duket si një moçal i ngrohtë dhe mikpritës, por ti meriton më shumë. Ndoshta brenda vetes e ndjen se duhet të ndryshosh totalisht, por ke frikë nga ndryshimet e mëdha. Mos ki frikë nga ndryshimet. Kjo letër do të të sjellë ndryshme të vlefshme në jetën tënde. Së shpejti do i shohësh ato, por nëse ke një ëndërr, përpiqu edhe vetë ta arrish. Nëse nuk ke një objektiv në jetën tënde, krijoje.

Letra numër 2 :

Ti kënaqesh duke bërë gjithçka për të tjerët, pa kërkuar asgjë në këmbim. Ka ardhur koha të kujdesesh edhe për veten. Përqendrohu tek jeta jote. Altruizmi është një virtyt, por jo nëse teprohet me të. Duhet të mendohesh edhe për veten. Nëse të shfaqen mundësi të mira në jetë, nis t’i përdorësh në të mirën tënde, për të ndryshuar jetën tënde. Ka ardhur koha të mendosh për suksesin. Mos ki frikë të veprosh disi edhe në mënyrë egoiste. Gjithçka është në duart e tua.

Letra numër 3 :

Kjo letër tregon se je një person kurioz dhe plot guxim. Të pëlqejnë shumë aventurat. Ke kuptuar se jetojmë vetëm një herë dhe çdo ditë duhet ta mbushim me emocione dhe eksperienca të këndshme. Por edhe kjo letër tregon se ke nevojë për një ndryshim. Duhet të provosh diçka të re dhe të guximshme. Bëj një udhëtim, nëse e ke mundësinë, ose regjistrohu në ndonjë kurs interesant. Kjo gjë do të të ndihmojë të gjesh lumturinë dhe kënaqësinë, të cilën e meriton dhe për të cilën ke nevojë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *