Home»Horizonti.al»Zbulohet një diamant, që fsheh një nga sekretet më të thella dhe më të vjetra të Tokës

Zbulohet një diamant, që fsheh një nga sekretet më të thella dhe më të vjetra të Tokës

Minatorët e minierës së diamanteve të Cullinan në Afrikën e Jugut kanë gjetur një gur të çmuar që e mbante mineralin në brendësi dhe është gjetur në një kilometër thellësi. Elementi në fjalë perovskit i silikatit të kalçiumit (CaSi03), normalisht gjendet në 650 kilometra thellësi sepse më afër sipërfaqes bëhet i paqëndrueshëm. Nuk ishte parë kurrë në koren e tokës. Lajmi u shfaq në revistën “Nature”. Graham Pearson, një nga gjeokimikët tha se askush nuk ka arritur ta mbajë këtë mineral të qëndrueshëm në sipërfaqen e tokës dhe se e vetmja formë e mundshme për ta ruajtur në sipërfaqe është ta mbash në një kontenitor infleksibël.

Si një diamant. Në një proces prej miliona vitesh besohet se diamanti është formuar 700 km larg nga sipërfaqja, përreth një pjesë të vogël të këtij minerali që ka pothuaj 0,031 milímetra gjerësi. Kjo zonë e planetit ka një presion prej 240.000 herë më të madhe sesa presioni atmosferik në nivelin e detit. Këtu është formuar ky gur i çmuar që me kalimin e kohës u ngrit deri në zbulimin e tij në Afrikën e Jugut. CaSi03 është një mineral, ekzistenca e të cilit ishte një hipotezë, derisa u bë i ditur zbulimi. Për Pearson përfshirja e perovskitit në këtë diamand të veçantë tregon një riciklim të kores oqeanike në shtresën e poshtme të tokës dhe jep një provë  thelbësore për atë që ndodh me fatin e pllakave oqeanike kur zbresin në thellësi të planetit. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *