Home»Horizonti.al»Zbulohen 1500 000 pinguinë, për të cilët askush nuk dinte gjë

Zbulohen 1500 000 pinguinë, për të cilët askush nuk dinte gjë

Gjatë 40 viteve të fundit numri total i pinguinëve adeliae (Pygoscelis adeliae) një nga më të zakonshmit në gadishullin antarktik zvogëlohej vazhdimisht. Ose të paktën këtë besonin biologët. Tani një studim i publikuar në “Nature” sinjalizon që po humbnim një koloni të madhe prej1500 000 në ishujt Peligro, një zinxhir ishujsh shkëmborë rreth ekstremit verior të gadishullit  antarktik. Deri para pak kohësh ishujt Peligro nuk ishin një habitat i rëndësishëm për pinguinët. Këto koloni nuk janë zbuluar për dekada për shkak të largësisë së ishujve si dhe për shkak të ujërave që i rrethojnë. Edhe në verë oqeani përreth është i mbushur me akuj, çka e vështirëson hyrjen në këta ishuj.

Në vitin 2014 ekipi i Lynch zbuloi njollat e glasave në imazhet e Nasës në ishuj duke aluduar për një sasi misterioze të madhe të pinguinëve. Për të qenë të sigurt Lynch organizoi një vizitë në ishuj me objektivin për të numëruar zogjtë. Kur grupi mbërriti në dhjetor të 2015 gjetën qindra mijëra të tillë dhe filluan menjëherë t’i numëronin me sy të lirë dhe përmes një droni për t’i numëruar në vendet ku ishte e pamundur të arrinin. Imazhet e marra nga droni u hodhën në një software. Numri i pinguinëve mund të japë informacion jo vetëm për dinamikën e popullatës së tyre, por edhe për efektet e ndryshimit të temperaturave dhe të akullit në ekologjinë e rajonit. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *