Home»Bota»Yanis Varoufakis, evropiani që po i shpall luftë Facebook-ut

Yanis Varoufakis, evropiani që po i shpall luftë Facebook-ut

“Duhet të verpojmë si Kina me Facebook-un: nëse do të operosh në Evropë, duhet të dish që qytetarët janë pronarët e të dhënave dhe nëse do t’i shesësh duhet tu kërkosh leje atyre”.

Me këtë deklaratë, ish-Ministri i Financave në Greqi Yanis Varoufakis, ka nisur t’i shpallë luftë Facebook-ut, njësoj si Kina komuniste ku ai gjen shembullin e mirë për çështjen në fjalë. Politikani i njohur grek që u nda nga Aleksis Tsipras pasi refuzoi ‘përuljen’ siç e quante ai përballë kreditorëve, me masat shtrënguese, po krijon një parti të re dhe po përgatitet për zgjedhjet evropiane të vitit 2019 shkruan JavaNews.

Duket se atij i pëlqejnë provokimet dhe me luftën ndaj Facebook-ut po tërheq vëmenedje. Sidomos kur propozon një model kinez. Regjimi i censurës në Kinë, duket se ka diçka për të mësuar edhe për evropianët demokratë, për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve sipas ish-ministrit grek.

“Unë nuk do të doja kurrë të jetoja atje, është e qartë kjo. Por Kina i thotë Google-s dhe Facebook-ut që për të operuar në vendin tonë duhet të respektoni rregulla të veçanta. Pra, unë i sugjeroj Evropës të bëjë të njëjtën gjë, por natyrisht me rregulla të ndryshme liberale që i japn fuqinë, jo shtetit si në Kinë, por qytetarit. E vetmja zgjidhje kundër përdorimit dhe abuzimit me të dhënat personale është që Evropa të trajtojë këto të dhëna si diçka që na përket. Pikë. BE duhet t’i heqi çdo të drejtë Facebook-ut mbi të dhënat e përdoruesve. Këto kompani bëjnë shumë para duke shitur të dhënat personale dhe politike. Nuk mund të bëjmë shumë në nivel nacional në këtë drejtim por në nivel evropian po”, thotë ai për Huffingtonpost.

Së fundi ai komenton edhe sipërmarrjen e re politike të krijuar prej tij, parti që do futet në zgjedhjet evropiane të  vitit 2019. Kjo forcë do të quhet Mera25, por pse ky emër?

“‘Mera’ do të thotë “ditë” në Greqisht. Ndëkorhë në Averopë do të quhet “Diem”. Do të jetë lëvizje trans-nacionale që do t’i kundërvihet politikave aktuale të Brukselit”, thotë ai.

Sa i takon ish-partisë së tij SYRIZA, ai thotë se kjo forcë është me oligarkët. / JavaNews.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *