Home»Bota»Trump largon Sekretarin e Shtetit dhe vendos një grua në krye të CIA-s

Trump largon Sekretarin e Shtetit dhe vendos një grua në krye të CIA-s

Presidenti i SHBA, Donald Trump, largoi dje Rex Tillersonin si Sekretar Shteti dhe tha se do ta zëvendësojë me kreun e CIA-s, Mike Pompeo. “Mike Pompeo, Drejtor i CIA-s, do të jetë Sekretari ynë i Shtetit”, shkruajti presidenti në Tuiter. “Ai do të bëjë një punë fantastike! Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin! Gina Haspel do të jetë Drejtore e re e CIA-s si dhe e para grua në këtë detyrë. Urime të gjithëve!”

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Pompeo tha: “I jam thellësisht mirënjohës Presidentit Trump që më lejoi të shërbej si drejtor i CIA-s si dhe për këtë shans që të shërbej si Sekretar i Shtetit. Lidershipi i tij e ka bërë Amerikën më të sigurtë dhe mezi pres ta përfaqësoj atë dhe popullin amerikan tek pjesa tjetër e botës, për të çuar përpara begatinë e Amerikës”.

Trumpi tha se do të emërojë Gina Haspel si drejtore të re të CIA-s. Haspel ka qenë zëvendëse e Pompeos dhe do të bëhet e para grua që shërben në këtë detyrë.

“I jam mirënjohëse presidentit Trump për këtë shans, si dhe për besimin që më jep”, tha ajo. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *