Home»Rretherrotull»Tashmë jeni shumë të rritur për t’i besuar këto 10 mite

Tashmë jeni shumë të rritur për t’i besuar këto 10 mite

Veprimet qe ne bëjmë ose nuk bëjmë gjatë ditës lidhen ngushtë edhe me mitet. Disa prej tyre i injorojmë me kohën por të tjerat vazhdojmë t’i besojmë me plot bindje edhe pse tanimë jemi të rritur dhe kemi njohuri më të thelluara sa për të kuptuar që nuk janë të vërteta. Ja disa prej tyre:

Flokët rritet pas vdekjes

Nuk është e vërtetë. Lëkura rrudhet dhe thahet deri në dekompozimin e plotë të saj dhe kjo i bën thonjtë dhe flokët të duken më të gjata.

Zemra ndalon kur tështijmë

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, shumë prej nesh do të kishin vdekur me kohë. Kur zemra ndalon quhet arrest kardiak. Tështima ndikon në shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës për shkak të stimulimit të nervit pneumogastrik, por është minimale.

Ne gëlltisim merimanga në gjumë

As kjo nuk është e vërtetë. Vibrimet e ndryshme si të gërhiturat apo lëvizjet në gjumë i bën merimangat t’ju shmangin sepse frikësohen nga ju, e jo të zvarriten në gojën tuaj.

Alkooli ju ngroh trupin

Alkooli nuk jua ngroh trupin, thjesht hap enët e gjakut dhe stimulon qarkullimin e saj. Kjo e bën lëkurën më të ngrohtë por nuk e ndryshon temperaturën e trupit.

Ajnshtajni ka ngelur në matematikë

Mbase kjo ka qenë një gënjeshtër që ju kanë thënë për t’ju bërë të ndiheni më mirë me veten por Ajnshtajni nuk ka ngelur në matematikë. Ai ngeli në një provim të përgjithshëm që të hynte në klasat më të avancuara, por shkëlqeu te sektori i matematikës.

Një monedhë nga Empire State Buildings do t’ju shkaktojë vdekjen

Prej shumë vitesh është thënë se nëse dikush hedh një monedhë nga Empirë State Buildings dhe ju bie në kokë, do të vdisni. Një monedhë e hedhur nga ESB arrin shpejtësinë 64.4 mph, që do të thotë nuk është e shpejtë mjaftueshëm sa t’ju vrasë.

Duhet të prisni 24 orë që të shpallet dikush i humbur

Nëse keni shqetësime serioze për sigurinë e dikujt mund të telefononi policinë dhe të bëni një raport në çdo kohë. Nuk ka një periudhë pritje.

Pinguinët janë qenie monogame që rrijnë me një partner gjithë jetën

Për fat të keq nuk është e vërtetë. Disa specie si pinguinët mbretër janë besnikë gjatë periudhës së çiftëzimit ndaj partneres së tyre por pas kësaj i kthehen zakoneve të vjetra dhe kërkojnë partnere të tjera njësoj si të githë meshkujt.

Sheqeri i bën fëmijët hiperaktiv

Nuk duhen fajësuar ëmbëlsirat për hiperaktivitetin e fëmijëve. Duhet fajësuar ADHD – çrregullimi mendor që prek fëmijët dhe i bën ata hiperaktiv dhe të pavëmendshëm.

Ne kemi 5 shqisa

Jeni shumë më të veçantë nga ç’ju kanë thënë gjithë jetën. Qeniet njerëzore kanë 25 shqisa, duke përfshirë këtu edhe perceptimin multisensorial dhe perceptimin e kohës. / Opinion.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *