Home»Rretherrotull»Sot është një nga njerëzit më të pasur në botë, por në 1977…

Sot është një nga njerëzit më të pasur në botë, por në 1977…

Ai është një nga njerëzit më të pasur në botë, por skedën penale nuk e ka plotësisht të pastër.

Bill Gates është arrestuar dy herë, në 1975 dhe në 1977.

Herën e parë udhëtonte me shpejtësi dhe pa patentë, herën e dytë sërish pa patentë, madje nuk i ndaloi sinjalit të policisë.

Në këtë foto, ai pozon buzëqeshur në arrestimin e tij në 1977 në Nju Meksiko.

Bill Gates (William H. Gates) është pronari dhe kryearkitekti i firmës së njohur Microsoft e cila bënë xhiro rreth 40 miliardë dollarë amerikanë në vit edhe ka 128,000 punëtorë të shpërndarë në 85 vënde të ndryshme në botë.

I lindur më 28 Tetor 1955, Gates u rrit ne Siatëll të ShBA-ve bashkë me dy motrat e tij. I ati, William H. Gates Sr., ishte avokat ne Siatëll ndërsa e ëma, Mary Gates, ishte mësuese.

Gates filloi te programonte kompjutera që në moshën 13-vjeçare.

Në 1973 Gates filloi studimet në Universitetin e Harvard-it. Por ai e la Harvard-in që t’i përkushtohej Microsoft-it, një kompani që e kishte ndërtuar në 1975 bashkë me mikun e tij të fëmijërisë Paul Allen.

Gates u martua më 1 Janar 1994 me Melinda French Gates. Ata kanë tre femijë. / Dita

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *