Home»Rretherrotull»Si të bëheni oratorë të zotë?

Si të bëheni oratorë të zotë?

Kur vjen puna te komunikimi të gjithë ne mendojmë se jemi shumë të mirë në të. Por e vërteta është se edhe ata që mendojnë se janë komunikues të zotë në të vërtetë nuk janë aq shumë sa mendojnë.
Ky mbivlerësim i aftësisë sonë për të komunikuar zmadhohet kur bashkëveprojmë me njerëzit që njohim më mirë. Studiuesit e universitetit të Çikagos e vunë këtë teorinë në provë dhe ajo çka zbuluan është befasuese.
Në studim, hulumtuesit shoqëroheshin me njerëz me të cilët njihnin mirë dhe më pas me njerëz që nuk do të takonin më kurrë. Studiuesit zbuluan se njerëzit që e njihnin njëri-tjetrin mirë kuptoheshin me njëri-tjetrin jo më mirë se njerëzit që sapo ishin takuar!
Për më tepër, pjesëmarrësit shpesh mbivlerësonin aftësinë e tyre për të komunikuar, dhe kjo ishte më e theksuar me njerëzit që njihnin mirë.
Kur komunikojmë me njerëzit që njohim mirë bëjmë supozime për atë që ata kuptojnë, supozime të cilat nuk guxojmë të bëjmë me të huajt.
Kjo tendencë për të mbivlerësuar sa mirë ne komunikojmë (dhe sa mirë jemi kuptuar) është kaq e përhapur sa që psikologët i kanë vendosur edhe një emër, paragjykimi afërsi-komunikim.
Komunikimi ka të bëjë vërtetë me udhëheqjen, nëse nuk jeni një komunikues i mirë atëherë nuk do të arrini të bëheni kurrë një udhëheqës i mirë.
Komunikuesit e mëdhenj frymëzojnë njerëzit. Ata krijojnë një lidhje që është reale, emocionale dhe personale. Për të pasur një komunikim ekzistojnë disa taktika, këtu do të gjeni disa prej tyre.
Bisedoni me grupe si individë
Si një udhëheqës shpesh duhet të flisni me grupe njerëzish, apo mbledhje pune në kompani dhe komunikimi juaj duhet të zhvillohet në një nivel të caktuar në mënyrë që ta bëjë gjithsecilin të ndihet sikur po i drejtoheni personalisht. Aftësia e të bërit këtë është çelësi i komunikimit të madh të udhëheqjes.
Bisedoni në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë
Komunikuesit e mëdhenj e lexojnë audiencën e tyre në mënyrë që të sigurohen se nuk do e humbin frymën e tyre t’i flasin një audience që nuk do t’i dëgjojë. Me pak fjalë ajo që thuhet është se duhet të përshtatni mesazhin me audiencën tuaj. Duhet të gjeni një mënyrë të caktuar të të thënit të gjërave në mënyrë që audienca juaj ta marrë mesazhin.
Lidhuni emocionalisht
Maya Angelou ka thënë më së miri: “Njerëzit do të harrojnë atë që the e do të harrojnë atë që bëre por kurrë nuk do të harrojnë mënyrën si i bëre te ndihen. Si udhëheqës, komunikimi juaj është i pafuqishëm në rast se nuk arrini të lidheni emocionalisht me njerëzit.
Lexoni gjuhën e trupit
Autoriteti juaj e bën të vështirë që njerëzit të thonë atë që kanë vërtetë në mendjen e tyre. Pa marrë parasysh se sa të mirë e keni marrëdhënien me vartësin tuaj ju do të talleshit me veten nëse mendoni se ata janë tërësisht të hapur me ju, ashtu si mund të jenë më shokët e tyre. Por ju si udhëheqës duhet të jeni të aftë të kuptoni mesazhet e pashprehura sepse pasuria më e madhe e informacionit qëndron në gjuhën e trupit të njerëzve.
Eliminoni zhargonet
Bota e biznesit është e mbushur me zhargone dhe metafora që janë të padëmshme kur njerëzit lidhen me to por shumica e njerëzve shpesh nuk i kuptojnë këto zhargone. Përpiquni të përdorni sa më pak zhargone e të përdorni një gjuhë sa më të thjeshtë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *