Home»Magazine»Seks, luftë dhe tradhëti: Historia famëkeqe e Mata Harit

Seks, luftë dhe tradhëti: Historia famëkeqe e Mata Harit

 

Screen Shot 2016-08-28 at 09.09.12

Shumë e njohin Mata Harin, por të paktë janë ata që e dinë saktësisht se cilat pjesë të historisë së saj janë fakte dhe cilat trillime. Ajo që dime, është se ajo ishte e boll e shëtitur nëpër botë, fliste rrjedhshëm në më shumë se 7 gjuhë, dhe se gjatë Luftës së Parë Botërore, bukuria dhe shpërthimet e saj romantike e mbërthyen aq keq në mesin e një rrjeti spiunazhi, sa që në fund as fama e vet s’mundi ta shpëtojë nga vdekja. Detajet e jetës së Mata Harit para krimeve të supozuara të saj të luftës, janë më shumë të trishta se sa grishëse. E lindur si Margareta Zele në 7 gusht të vitit 1876 në Liuvarden të Holandës, nëna e saj vdiq kur Zele qe vetëm 14 vjeç. Babai i saj u rimartua, dhe e dërgoi vajzën

së bashku me 3 vëllezërit e saj më të vegjël për të jetuar me anëtarët e tjerë të familjes.
Pasi u përjashtua nga shkolla në moshën 16- vjeçare për shkak të pasjes së marrëdhënieve seksuale me drejtorin e shkollës, ajo u largua për të jetuar me dajën në Hagë. Vetëm dy vjet më vonë, ajo iu përgjigj pozitivisht një zemre të vetmuar, kapitenit 39-vjeçar në ushtrinë holandeze, Rudolf Meklod, që jetonte në Indonezi (ish-Inditë Holandeze të Lindjes).

Të dy u martuan në vitin 1895, por bashkimi nuk ishte shumë i lumtur. Meklod pinte shpesh dhe kishte një dashnore- diçka që nuk u prit mirë nga gruaja e tij e re, e cila nga ana e saj zuri një dashnor të vetin. Në këtë pikë, edhe ajo filloi të studiojë kulturën indoneziane, e cila do të dëshmohet tepër e vlefshme më vonë. Çifti pati dy fëmijë, të cilët u sëmurën rëndë në vitin 1899.

Screen Shot 2016-08-28 at 09.09.29

Djali i tyre, Norman, vdiq atë vit në moshën 2- vjeçare, ndërsa motra e tij Xhina mbijetoi. Shkaku
i vdekjes së Normanit mbetet i panjohur, edhe pse thuhet se ai dhe Xhina ishin infektuar me sëmundjen e sifilisit, për shkak të tradhtive të shpeshta bashkëshortore të prindërve të tyre. Megjithatë çifti pretendonte se fëmijët qenë helmuar nga një prej armiqve të Meklod.

Meklod së shpejti do të shkarkohet nga ushtria, dhe çifti u kthye në Holandë, ku në gusht të vitit 1902 ata u divorcuan. Xhina qëndronte kryesisht me nënën e saj, por një ditë Meklod nuk ia ktheu më, pas një vizite të planifikuar. Pa patur mundësi financiare për të nisur një betejë ligjore për kujdestarinë e vajzës, Zele do të shkojë në vitin 1903 në Paris pa vajzën e saj.

Vitet e Parisit

Në fillim, Zele filloi të ushtrojë prostitucionin për të mbajtur veten, por shpejt gjeti punë si një kalorëse në një cirk. Për të plotësuar nevojat e veta, ajo punoi edhe si modele e një artisti, dhe në vitin 1905 pati njëfarë suksesi si balerinë. Pikërisht në këtë moment, ajo mori emrin e skenës Mata Hari – duke pretenduar se ishte një princeshë indoneziane hindu – në një kohë që perfeksionoi “vallëzimin e saj sekret” provokues dhe gati fetar, që ne sot e njohim si striptiz.

Pas debutimit të saj në “Musée Guimet”, një muze i dedikuar për artin aziatik, emri i Mata Harit do të bëhej i njohur në të gjithë Evropën. Burrat nga e gjithë bota do ta dëshironin, por ajo kishte sy vetëm për oficerët e ushtrisë – një shije që do të përcaktonte edhe fatin e saj tragjik.

Screen Shot 2016-08-28 at 09.08.58

Lufta

Për shkak të qëndrimit neutral të Holandës në Luftën e Parë Botërore, Mata Hari nuk kishte asnjë vështirësi në kalimin e kufijve kombëtarë. Dhe ajo bëri pikërisht këtë – dhe shumë shpesh – dhe kjo është njëra nga arsyet pse emri i saj u shfaq në listën e të dyshuarëve si spiunë. Se çfarë ndodhi më pas kjo varet nga burimi juaj i informacionit. Mbetet e paqartë nëse ajo ishte me siguri një spiune e gjermanëve apo francezëve – dhe veçanërisht me cilët ra dakord për herë të parë dhe për çfarë arsye.

Ajo çka dimë është se në vitin 1914, asaj iu konfiskuan sendet perasonale (gëzofë dhe disa kostume) në kufirin gjerman, dhe se në ato momente një konsull gjerman i dha para për nxjerrjen e informacionit nga shumë oficerë të ushtrisë franceze me të cilët ajo flinte. Besohet

gjithashtu se një oficer francez i bëri të njëjtën ofertë në vitin 1916, të cilën ajo e pranoi për të fituar para për një dashnor rus të plagosur nga lufta.

Arrestimi dhe gjyqi

Kur një anije ku ndodhej edhe ajo vetë hyri në portin anglez të Falmauthit, policia e arrestoi Mata Harin në vitin 1916 dhe e çoi në Londër, ku u mor në pyetje nga Sër Bazil Tomson i Skotland Jard. Ndërkohë edhe pse u lirua nga paraburgimi, gjërat filluan të marrin shpejt tatëpjetën për shkak të akuzave për kundër- spiunazh. Në janar të vitit 1917, një zyrtar i ambasadës gjermane në Madrid dërgoi në Berlin një mesazh të koduar, ku përshkruante aktivitetet e një spiuni të quajtur H-21.

Screen Shot 2016-08-28 at 09.08.51

Francezët e zbuluan këtë mesazh, dhe e identifikuan H-21 si Mata Hari. Disa besojnë se inteligjenca gjermane e dinte se ky kod tashmë ishte thyer, duke vendosur kështu fundin e saj. Megjithatë, gjyqi i Mata Harit, që do të mbahej në një tribunal të fshehtë ushtarak, ishte caktuar për në muajin korrik. Akuzat përfshinin spiunimin për gjermanët, duke e bërë atë përgjegjës për vdekjen e rreth 50.000 ushtarëve. Nga ana e saj Mata Hari pranoi të kishte marrë paratë e konsullit gjerman, por tha se nuk kishte kryer asnjë nga ato që i pati kërkuar ky i fundit. Ajo po ashtu shtoi se e cilësonte pagesën si kompesim të parave të konfiskuara më parë. Pavarësisht nga këto pretendime, francezët nuk besonin se ajo ishte e pafajshme, dhe si provë se qe spiune paraqitën bojën e padukshme që kishte me vete.

Mata Hari këmbënguli se boja e dyshuar ishte pjesë e mjeteve të saj të kozmetikës, por kjo nuk duket se e ndihmoi. Të nesërmen e gjykimit, mbrojtja nuk u lejua të marrë në pyetje asnjë nga dëshmitarët, që mund të lehtësonin pozitën e Mata Harit. Ajo mundi t’i shkruante letra vetëm konsullit holandez, duke pretenduar pafajësinë e saj:”Lidhjet e mia ndërkombëtare janë për shkak të punës si balerinë, dhe asgjë tjetër ….Për shkak se unë realisht nuk spiunoj, është e tmerrshme që s’mundem të mbroj veten”.

Ekzekutimi dhe trashëgimia

Pavarësisht nga e vërteta rreth fajësisë apo pafajësisë së Mata Harit, fati i saj u vulos:Vdekje përmes ekzekutimit, që do të kryhej në 15 tetor 1917. Ashtu si me jetën e saj, edhe detajet e ekzekutimit janë të zhytura në mister. Disa

thonë se ajo i dërgoi një puthje skuadrës së pushkatimit para se hapte zjarr. Të tjerë këmbëngulin se ajo e hapi fustanin e saj dhe e shpalosi para togës së pushkatimit pak para vdekjes – lamtumirën e saj të fundit njerëzve me uniformë.

Ndoshta më e besueshme është dëshmia okulare e këtij gazetari:”Ajo shfaqi një guxim të paparë, me një buzëqeshje të vogël në buzë, ashtu si në ditët e triumfeve të saj të mëdha në skenë”. Askush nuk erdhi për të tërhequr trupin. Historianët debatojnë ende sot mbi faktet – nëse Mata Hari qe realisht një agjente e dyfishtë, apo tek e fundit një spiune.

Me çdo variant të ri historisë të saj, më të ndërlikuar se e parafundit, duket se Mata Hari ishte në mos asgjë, një viktimë e politikës seksuale: Ajo nuk ka qenë një grua besnike dhe e vetësakrificës, kështu që nuk ishte për t’u

besuar. Sikurse është shprehur shkrimtari brazilian Paulo Koehlo, që ka shkruar librin e vet mbi këtë personazh:”Mata Hari ishte njëra nga feministet tona të para, duke sfiduar pritshmërinë e meshkujve të asaj kohe, e duke zgjedhur në vend të kësaj një jetë të pavarur e të pazakontë”.

Qeveria franceze do të deklasifikojë dosjen mbi Mata Harin në vitin 2017. Deri vitin e ardhshëm, “ne nuk mund ta dimë të vërtetën e plotë”, tha për britaniken “Indipedent”, Evert Kramer, kujdestari i një koleksion të madh relikesh të Mata Hari në Muzeun Fries në Liuvarden. Por “edhe atëherë” shtoi ai, “unë dyshoj se do të zbulohet historia e plotë”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *