Home»Keshilla»Po kalon nëpër një periudhë stresuese në jetë? Bën mirë t’u hedhësh një sy këtyre thënieve

Po kalon nëpër një periudhë stresuese në jetë? Bën mirë t’u hedhësh një sy këtyre thënieve

Të gjithë kalojmë nëpër periudha stresuese, të cilat duket sikur nuk do të mbarojnë kurrë. Pikërisht në këto momente kemi nevojë për pak dozë optimizmi që t’i shohim ditët tona me ngjyra dhe jo bardhezi. Në këtë material kemi menduar t’ju sjellim disa thënie që i kemi mbledhur, për t’ju shtuar pozitivitet në jetën tuaj.

“Shko atje ku ndihesh më me jetë. Shko atje ku ndihesh vetvetja”. Anonim

“Rruga që ngjit për të shkuar në mal, është gjithmonë më e gjatë nga sa e mendon. Mos e gënje veten. Ajo që të duket e afërt, do ta kuptosh në një moment të dytë, se në të vërtet është shumë e largët”. Paulo Coelho.

“Vetëm ata që marrin përsipër rrezikun të shkojnë larg në jetë, janë ata që e kuptojnë se sa larg mund të arrijnë”. T. S. Eliot.

“Ajo që ndodhet midis fundit të një kodre dhe majës së saj, është përgjigja e misterit se pse ne e ngjisim atë kodër”. Greg Child.

“Mjaft i pe malet sa të lartë janë. Në vend që t’i shohësh, ngjiti. Është një proces më i vështirë, por që të nxjerr në pamje më të bukur”. John C. Maxëell.

“Ka më shumë gjëra të bukura përpara në jetë, krahasuar me ato që lëmë pas”. C. S. Leëis.

“Mos u frikëso nga dështimet. Ki frikë nga mungesa e përpjekjeve”. Anonim.

“Uroj që ëndrrat e tua të jenë më të mëdha se malet dhe që të kesh vullnetin e duhur për t’i arritur majat e tyre”.  Harley King. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *