Home»Magazine»Makiavelianët: Kur qëllimi justifikon mjetet

Makiavelianët: Kur qëllimi justifikon mjetet

Për njerëzit makiavelianë, mënyra më e mirë për të patur marrëdhënie me njerëzit e tjerë është duke i mikluar, ata dhe duke u thënë atyre se çfarë duan të dëgjojnë. Ky profil fsheh një shkëputje të thellë emocionale, të kombinuar me një qëndrim cinik dhe karakter karizmatik, që i bën ata mjeshtra të mëdhenj të manipulimit dhe mashtrimit. Në fund të fundit, ata e përshkruajnë veten si shokë të rrezikshëm emocionalë.

Ata që kanë lexuar “Princin” nga Niccolò Machiavelli do të dallojnë këto dhe shumë karakteristika të tjera që përshkruajnë një nga një, tendencat e njerëzve që e marrin emrin e tyre nga filozofi gjenial politikani i madh i shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Le të kujtojmë, për shembull, atë që vetë Makiaveli u thoshte atyre që kishin një pozitë në pushtet: shpërfillni virtytet e tilla si ndershmëria, aëherë kur mashtrimi ose tradhëtia ju mundësojnë të arrini qëllimin që keni.

Në dallim nga psikopatët, makiavelianët kanë një kontroll absolut dhe të përsosur mbi gjithçka, në çdo kohë

E megjithatë, personat makiavelianë nuk kanë nevojë të lexojnë Makiavelin për të ditur (sipas tyre), se qëllimi justifikon cilindo mjet. Në fakt nuk ka nevojë as të jesh në politikë për të përdorur këto strategji. Makiavelizmi është një tipar i zakonshëm dhe në shumë raste takohet me atë që në psikologjinë klinike quhet “triada e errët”, apo kombinimi i psikopatisë, narcisizmit dhe makiavelizmit, në një karakter të rrezikshëm dhe shqetësues.

Pavarësisht kësaj, është mirë të themi se në botën ku jetojmë, është më e kollajtë të shihen këtë dimensione të ndara, me makiavelizmin të parin.

Makiavelian lind apo bëhesh?

Mund t’u ndodhë që të gjithëve në çaste të caktuara në jetë, të mashtrojnë dhe manipulojnë, në një masë të madhe ose të vogël, për të arritur një qëllim. Megjithatë, shpesh këto sjellje ndodhin individualisht dhe madje mund të diktohen nga një nevojë për mbijetesë ose mbrojtje, apo edhe me mirëbesim.

Njerëzit makiavelianë, nga ana e tyre, besojnë se mund t’i përdorin njerëzit për qëllimet e tyre përditë. Në të vërtetë, shumë shpesh besojnë se ata që nuk e bëjnë këtë gjë nuk meritojnë të konsiderohen, sepse janë njerëz “jo shumë të zgjuar”. Siç shpjegohet nga psikologët Richard Christie dhe Florence Geis, krijuesit e “Mach IV. High Machs” , për të matur makiavelizmin, këta tipa besojnë se “një budalla i ri lind çdo minutë dhe duhet të përfitohet prej tij”.

E nëse në politikë nuk u mungojnë ata që specializohen në përdorimin e strategjive të llogaritura për të arritur dhe ruajtur pushtetin, në jetën e përditshme nuk janë më pak njerëz që përdorin të tjerët si mjete, në mënyrë krejtësisht të natyrshme. A mund të themi se ky është një tipar gjenetik, që lindim makiavelianë?

Ekspertët thonë që, edhe pse në disa raste të izoluar e të rrallë ekziston një prirje për psikopati, makiavelizmi në vetvete formohet në pjesën më të madhe si rezultat i një fëmijërie të mangët apo kur imitohen modelet e sjelljes të njërit prej prindërve.

Si janë makiavelianët?

Të gjithëve, kujt më shumë e kujt më pak, i ka takuar të punojë me udhëheqësin tipik, drejtor apo shef skuadre, i mësuar që të arrijë atë që do, të shfrytëzojë të tjerët për qëllimet e veta personale. Kjo sjellje mund të shfaqet edhe në dinamikën e çiftit, apo edhe në rastin e fëmijëve që abuzojnë, kërcënojnë dhe keqtrajtojnë shokët e klasës.

Mentaliteti makiavelian ekziston, përhapet dhe shenjon personat që e vuajnë; për këtë arsye është e rëndësishme t’ia njohësh tiparet:

Njerëz të aftë në njohjen e dobësive të të tjerëve.

Njerëz të aftë të planifikojnë, ideojnë strategji të sofistikuara për të manipuluar të tjerët, për të thënë fjalën e duhur në momentin e duhur, dhe si pasojë, të sigurojnë afërsinë me viktimën e tyre.

Njerëz ambiciozë që kontrollojnë impulset e tyre, për të marrë gjithmonë maksimumin.

Preferojnë fitime të mëdha të siguruara në afatgjatë dhe dinë të jenë të duruar, nëse mjeti është në avantazhin e tyre.

Njerëz karizmatikë, shpesh magjepsës dhe që shfaqin përulësi.

Problemi më i madh që lidhet me këto karakteristika është se normalisht, personi makiavelian nuk sheh asnjë problem në mënyrën e tij të qenies. E konsideron sjelljen e vet tejet funksionale dhe të dobishme për të arritur objektivat, dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Jeta e tyre është e orientuar nga utilitarizmi dhe materializmi, dhe fakti që vënë në plan të dytë emocionet i pengon të kuptojnë impaktin që sjellja e tyre ka mbi të tjerët. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *