Home»Analiza»Paolo Fox bën parashikim për javën e ardhshme, ja shenja më me fat e horoskopit

Paolo Fox bën parashikim për javën e ardhshme, ja shenja më me fat e horoskopit

Dashi

Pranvera është një stinë që të jep kënaqësi shpirtërore, por yjet mund të mos ju favorizojnë gjithmonë. Të martën ju do të përballeni me një person që e keni për zemër, i cili ka shumë pasiguri në vetvete, megjithëse ju bëni të pamundurën për ta inkurajuar. Në fundjavë Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe do t’ju bëjë shoqëri gjatë muajve në vazhdim.

Demi
Gjatë kësaj jave Saturni do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj dhe ju do të tregoni se keni vullnet. Megjithatë, të martën, të lindurit e shenjës së Demit mund të mos e përballojnë peshën e problemeve. Por kjo nuk përbën problem, sepse në fundjavë shumë gjëra mund të ndryshojnë. Me Marsin dhe Hënën në shenjë punët do t’ju ecin mbarë dhe mund të rivendosni kontaktet me dikë.

Binjakët
Çuditërisht, Mërkuri, që ju ka të përkëdhelurin e vet, nuk do të ushtrojë një ndikim të dukshëm në shenjën tuaj gjatë kësaj jave. Gjatë ditëve të para të javës do të ndiheni mirë në shoqërinë e të tjerëve, pavarësisht pasigurive që ndjeni. Të shtunën, me largimin e Marsit nga shenja juaj, të gjitha tensionet do të sheshohen. Po ashtu në fundjavë do të keni ide brilante që do t’ju ndihmojnë në aspektin profesional.

Gaforrja
Kur gjithçka duket se ndërlikohet, është normale që të dëshironi t’i shmangeni problemeve të së tashmes. Gjatë ditëve në vazhdim nuk do të mund të flisni hapur me dikë që duket se nuk ju kupton. Duke filluar nga dita e shtunë, falë ndikimit të Marsit, do të keni vështirësi në marrëdhënien në çift. Për fat, Hëna e re do të ndikojë pozitivisht dhe do të përqendroheni më shumë tek e ardhmja. Kështu, nuk do ta ndjeni shumë peshën e problemeve.

Luani
Shijojeni këtë javë ku e tashmja duket premtuese dhe ju jeni të përkëdhelurit e fatit. Në fillim të javës do të ndiheni optimistë dhe do të jeni në gjendje të kapërceni çdolloj vështirësie. Shijojini këto ditë të fundit të pranisë së Marsit në shenjën tuaj, ku përveç sukseseve në aspektin profesional nuk do të mungojnë dhe rastet për argëtim. Përpiquni që ta shijoni sa më shumë të tashmen.

Virgjëresha
Do të tregoni mirëkuptim ndaj të tjerëve dhe ata do ta vlerësojnë bujarinë dhe vëmendjen tuaj. Më pas, në fundjavë, Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe do të ndikojë për të ndezur te ju dëshirat dhe pasionet, duke bërë që të ndiheni ëndërrimtarë. Ndërsa Hëna e re në shenjën tuaj do të jetë sinjali tregues se duhet të ndryshoni diçka në marrëdhënien në çift.

Peshorja
Në këtë periudhë ju të lindurit e kësaj shenje ndjeni dëshirën që të keni marrëdhënie të ngushta me të tjerët, të tregoheni të hapur për dialog. Mbase sepse nuk jeni plotësisht të sigurt për atë që bëni apo mendoni. Të martën do të ndjeni nevojën që të çliroheni nga pesha e problemeve. Është e këshillueshme të shmangni tensionet në fundjavë dhe të kujdeseni për mirëqenien fizike në mënyrë që të ruani ekuilibrin.

Akrepi
Mos u shqetësoni për pasiguritë që mund të ndjeni gjatë kësaj jave për shkak të pozicionimit të Jupiterit, sepse do të jeni në shoqëri të mirë. Të martën do të keni të bëni me njerëz të paaftë për të marrë një vendim. Ju do të jeni në gjendje t’i inkurajoni, me gjithë pasiguritë që keni vetë. Fundjava do të jetë e mbarë, falë pranisë së Marsit dhe Hënës së re në shenjën e Akrepit.

Shigjetari
Do të ndiheni të lumtur këto ditë të fundit të Marsit në shenjën tuaj, prania e të cilit jua ka vështirësuar situatën dhe ka qenë pengesë në zgjidhjen e problemeve. Duke filluar që nga dita e shtunë do të ndiheni më të lehtësuar, falë dhe Hënës së re që do të ndriçojë pikërisht në shenjën e Shigjetarit. Kështu, do të jeni në gjendje të merrni iniciativën për të përmirësuar marrëdhënien me personat tuaj të afërm.

Bricjapi
Falë pranisë së planetëve të shumtë në shenjën tuaj, nuk do të jeni në gjendje ta jetoni të qetë të tashmen. Megjithatë, e ardhmja është premtuese dhe nuk do të mungojnë rastet për sukses. Të martën do t’i lini pas dore punët tuaja derisa t’ju kthjellohet mendja. Mos u shqetësoni, sepse nuk është asgjë serioze. Të shtunën Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe do të ndiheni të gatshëm për të marrë iniciativën.

Ujori
Ju jeni nga ata njerëz që ju pëlqejnë të papriturat. E marta do të jetë me siguri një ditë e veçantë për ju dhe do të ketë zhvillime dinamike. Mund të ndiheni në humor të keq si pasojë e ndikimit të Venusit, por do të jetë prania e dikujt që do t’ju ndihmojë ta shikoni të ardhmen me optimizëm. Në fundjavë merrni iniciativën t’i jepni zgjidhje një çështjeje të mbetur pezull prej kohësh. Gjithçka varet nga përfshirja juaj.

Peshqit
Prania e Jupiterit në shenjën tuaj mund të shkaktojë një gjendje kaotike, por do t’ju duhet të tregoheni të duruar. Fundja ju jeni mësuar me këtë dhe mund të jetë një arsye më shumë për t’u ndier të kënaqur. Të martën, falë bashkëveprimit të Diellit dhe Jupiterit, do t’i shikoni gjërat me optimizëm. Të shtunën Marsi do të ndikojë për mirë dhe falë pranisë së Hënës së re ju do të ndiheni më energjikë./Living

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *