Home»Horizonti.al»“Ndjesë!” Mea Culpa e “National Geographic” për racizmin e vet

“Ndjesë!” Mea Culpa e “National Geographic” për racizmin e vet

Ndjesë!

Kjo ishte falja që “National Geographic” realizoi në 130 vjetorin e historisë së saj. Për 130 vitet që ajo kishte trajtuar në mënyrë “raciste” numrin e madh të varieteteve kulturore në të gjithë botën.  Një Mea Culpa historike që u ilustrua, ashtu si vetëm botuesit e saj dinë ta bëjnë, me një foto befasuese, me një histori të pabesueshme. Imazhi i kopertinës tregon dy binjake që befasuan botën: një me ngjyrë dhe tjetra e bardhë. Janë motra nga i njëjti gjak, por me tonalitete të ndryshme lëkure. “Këto janë motra binjake dhe na bëjnë të rimendojmë për të gjitha ato që dinim mbi racën,”- është legjenda që shoqëron fotografinë e vajzave.

Pavarësisht prezantimit të vogëlusheve, Susan Goldberg, botuesja e “National Geographic” ftoi një profesor nga universiteti i Virxhinias, specialist për Afrikën dhe fotografinë për të analizuar publikimet e mëparshme që të jepte verdiktin e tij në lidhje me vendet e zakonshme dhe raciste që ka përdorur kjo revistë për dekada. Gjatë viteve 70 “National Geographic” injoroi njerëzit me ngjyrë që jetonin në Amerikë. Goldberg pohon: “Për dekada kopertina jonë ishte raciste. Për ta hedhur prapa krahëve duhet fillimisht ta pranojmë.” Imazhet që për dekada ilustruan faqet tregonin njerëz nga qoshe të tjera të botës të habitur, për shembull me teknologjinë që kurrë nuk e kishin njohur dhe prekur ndër duar, të mahnitur për atë që bota e qytetëruar kishte krijuar, ndërkohë që ata tregoheshin si të “egjër”. Sipas akademikut “National Geographic” lindi nën strehën e ekspansionit kolonialist në të gjithë globin.

“Bota ishte e ndarë në kolonizatorë dhe në të kolonializuar. Ishte një linjë me ngjyra dhe revista po reflektonte këtë vizion të botës,” – u shpreh ai. “Kopertina nuk ishte e duhura sepse po tregohej nga një elitë, nga një pikëpamje e bardhë amerikane dhe besoj se flet se përse keni nevojë për një diversitet rrëfyesish të historisë” – sqaroi Goldberg në deklaratën e saj. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *