Home»Lifestyle»Shendeti»Mos e injoroni! Uji me limon për një mëngjes të shëndetshëm

Mos e injoroni! Uji me limon për një mëngjes të shëndetshëm

Të gjithë e dimë se uji me limon është i shëndetshëm për ne. Është plot me vitaminë C dhe i shkëlqyeshëm për shëndetin në përgjithësi. Nëse pini një gotë me lëng limoni, atëherë duhet t’i dini edhe këto përfitime prej tij:

Uji me limon mund t’ju ndihmojë të shëroni aknet. Po ashtu, përmbajtja e vitaminës C forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Kjo mund të ndihmojë në pastrimin e akneve, pasi aknet shpesh shkaktohen nga grumbullimi i yndyrnave në organizëm, si pasojë e çrregullimeve të proçesit të tretjes.

Uji me limon ndihmon që të humbni në peshë. Një nga shumë përparësitë e kësaj përzierjeje është se ndihmon në normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak që ofron ndihmë te humbja në peshë.

Përzierja e limonit me ujë po ashtu ndikon edhe në parandalimin e shfaqjes së gurëve në veshka. Limoni përmban kalium, një elektrolit shumë të rëndësishëm në brendësi të qelizave.

Uji me limon ndihmon edhe në parandalimin e formimit të gurëve në fshikëzën e tëmthit, si dhe ndihmon në shmangien e ndjesisë së përzierjes dhe të vjellave. Për sa u përket të vjellave, ai sugjerohet sidomos në momentet e para pas tyre në mënyrë që të bëjë pastrimin e gojës nga lëngu i dëmshëm gastrik dhe nga mbetjet ushqimore. Gjithashtu, marrja sa më shpejt e tij në rastin e të vjellave redukton mundësitë që të vjellat të shtohen.

Lëngun nga limoni duhet ta përgatisni me një sasi të vogël uji, dhe nuk duhet ta pini njëherësh, por në gllënjka të vogla. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *