Home»Keshilla»Mesazh për femrat: “Duajeni jetën tuaj. Duajeni familjen tuaj. Duajeni punën tuaj”

Mesazh për femrat: “Duajeni jetën tuaj. Duajeni familjen tuaj. Duajeni punën tuaj”

Në jetë nuk ka gabime, sepse çdo gjë është e shkruar. Mund të ndodhë të shqetësohesh, të stresohesh gjithë kohës, të mallkosh veten tënde. Këto janë vështirësitë, me të cilat fati të bën të përballesh dhe duhet të përballesh me to. Duhet të përballesh me çdo situatë në dukje të pamundur, sepse çdo gjë mund ta arrish. Mos i shih sfidat, sikur fati të është kundërvënë ty. Është krejtësisht e kundërta. Fati po të ndihmon që ti të jesh më e fortë.

Mendoje pak veten tënde të vogël. Në atë kohë mendoje se çdo gjë sillej rreth lojërave dhe qejfit. Nuk e njihje ligësinë e botës dhe as zhgënjimin prej atyre që doje. Mendoje veten se si je tani. Sa je forcuar. Sa zhgënjime ke kaluar në jetë? Sa herë të kanë lënduar? Sa herë je penduar për gjërat e mira që mund t’u kesh berë atyre që s’i meritonin ato? Pikërisht për këtë gjë shërbejnë dhimbjet në jetë. Ato janë thjesht prova që ti të ndryshosh, të bëhesh më e fortë dhe asgjë e ngjashme të mos lëndojë më.

Por këto nuk mund të arrihen, nëse që me vështirësinë e parë ti fillon të urresh jetën, familjen, apo punën tënde. Këto nuk mund të arrihen, nëse ti nuk bën diçka për të ndryshuar realitetin tënd. Çdo gjë e keqe që ndodh, kërkon kurajo dhe vullnet për t’u kaluar, ndaj kalite vullnetin dhe me besim në vete dilja mbanë.

Duaje veten tënde, sepse ti nuk ke bërë asgjë gabim për të merituar gjëra të tilla. Ti thjesht duhet të bëhesh më e fortë. Është rregull i pashkruar i jetës ky. Nuk mund të dalësh dot kundër tij.
Gjej kohë të duash edhe familjarët e tu. Ata janë të vetmit që të duan vërtet. Ata nuk do të të zhgënjejnë si gjithë të tjerët që mund të hyjnë në jetën tënde, të marrin çfarë duan prej teje dhe pastaj të largohen duke të lënduar.
Duaje edhe punën tënde, pasi prej saj po siguron jetesën. Nëse ka diçka që ndryshon sipas humorit tonë, ajo është puna që bëjmë. Çdo rezultat që ne japim në punë, është pasojë e gjendjes sonë emocionale. Besoj se e keni vënë re sa pak produktive jeni në ditët kur ndiheni keq, dhe sa shumë rezultate jepni në ditët kur ndiheni mirë. Kjo gjë duhet të ndryshojë. Përkushtojuni punës suaj dhe jashtë saj, mendohuni se si mund t’i ndryshoni gjërat tuaja.

Ju mund të arrini gjithçka. Mos i lejoni vështirësitë, apo dështimet tuaja të ndryshojnë dashurinë tuaj për veten, për të afërmit, apo për çdo gjë tjetër me rëndësi…

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *