Home»Rretherrotull»Martohuni me femra të cilat i përkasin këtyre shenjave horoskopi, janë nënat më të mira

Martohuni me femra të cilat i përkasin këtyre shenjave horoskopi, janë nënat më të mira

Të qenit prind është një prej detyrave më të vështira. Disa madje nuk arrijnë dot ta përmbushin, e ndërsa disa të tjerë duket se e kanë talent të lindur. Edhe astrologjia ka fjalën e saj në këtë pjesë, pasi bazuar në disa karakteristika ne ju prezantojmë me 3 prej shenjave të horoskopit të cilat pa dyshim do të jenë nëna të shkëlqyera. Ja për cilat bëhet fjalë

1 – Peshqit – Nuk mund të zinte vendin e parë asnjë shenjë tjetër veç Peshqve. Ato do rrisin fëmijë të ndjeshëm, kreativ dhe shumë të sjellshëm. Ajo është një femër e kujdesshme e cila është gjithmonë gati të sakrifikojë për të vegjlit e saj. Do dhurojë shumë dashuri, ndërsa kur vjen puna te kritikat, do dijë të gjejë mënyrën e duhur për ti bërë pa lënduar.

2 – Peshorja – Femrat e Peshores janë paqësore dhe të balancuara. Ato do krijojnë një marrëdhënie thuajse perfekte me fëmijët e tyre, pasi janë të afta të marrin përsipër të gjitha rolet. Ato dinë të jenë shoqe, mama, por edhe të disiplinuara. Një nënë Peshore do të bëhet padyshim mikesha më e mirë e fëmijëve të saj, por edhe për bashkëshortin do gjejë kohën e duhur. Familja është gjithçka për to.

3 – Dashi – Një nënë Dash do të mbajë kohën e fëmijëve të saj të zënë me aktivitete dhe gjërat që ata duan. Ajo do të rrisë fëmijë të shkathët, të zotë për veten dhe do i mësojë se pavarësia është çelësi i suksesit. Një nënë Dash do kujdeset në maksimum që fëmijëve mos ti mungojë asgjë, mirëpo kur vjen puna te disiplina,  me të nuk ka shaka. /Opinion.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *