Home»Histori»MARGARET THATCHER / “Lufta” për të qenë grua, në një botë burrash

MARGARET THATCHER / “Lufta” për të qenë grua, në një botë burrash

Pjesë nga biografia e re e Charles Moorr për Zonjën e Hekurt të Britanisë së Madhe, me detaje tejet interesante nga përditshmëria e të vetmes kryeministre femër që ka patur Britania. Raporti me femrat, dhe një listë e burrave që i pëlqenin dhe burrave që nuk i honepste dot…

Screen Shot 2015-10-04 at 10.37.30

Pothuajse asnjë grua nuk kishte pushtet formal gjatë kohës që Margaret Thatcheri ishte kryeministre, disa prej tyre ishin të rëndësishme, në atë që mund të quhet oborri i saj.

Ato kanë dëshmuar për disa aspekte të karakterit të Maggie Thatcherit, të cilët burrat ishin të prirur t’i kuptonin më pak…

Një herë, Princi Bandar bin Sultan i Arabisë Saudite i dhuroi një model bulldogu me sy safiri, në mirënjohje, si i tha ai, të shpirtit luftarak britanik. Pasi ishte përshëndetur me të, Margaret i kishte thënë James Blythit (kreut të shitjeve të Ministrisë së Mbrojtjes): “A nuk është një dhuratë e mrekullueshme?”

“Po, Kryeministre”, i ishte përgjigjur Blythi, “por fatkeqësisht ai është bulldog francez”.

“Nëse ai blen aeroplanë nga ne, as më bëhet fare vonë se ku i blen bulldogët”, ia kish prerë aty për aty Thatcheri…

Screen Shot 2015-10-04 at 18.45.41

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *