Home»Keshilla»Letra e një femre që e do veten e saj: “Mos e lejo një mashkull të të lëndojë dy herë”

Letra e një femre që e do veten e saj: “Mos e lejo një mashkull të të lëndojë dy herë”

Ndonjëherë jeta mund të na surprizojë në një mënyrë të papritur, duke bërë që dashuria jonë e parë të kthehet tek ne. Personi që të ka thyer zemrën do të kthehet sërish, do të ulet në gjunjë duke të kërkuar falje me lot në sy dhe ti, e dashuruar akoma me të, do ta falësh.

E njëjta gjë ndodhi edhe me mua verën e shkuar, kur nisa ta ndërtoj gjithçka nga zeroja. Më në fund isha çliruar prej fantazmës së tij që më dukej sikur më përndiqte prej kohës. Më në fund po ia dilja të buzëqeshja, të mos përlotesha më. Fillova të ëndërroja sërish për të ardhmen, pa u kapur pas kujtimeve të së shkuarës.

E pashë për herë të parë pas gjashtë muajsh në një park. Po dëgjoja muzikën që lëshonte kitara e dikujt pranë dhe kur i hodha sytë përballë, ishte ai që po më shihte në sy. E ndieva që zemra më pushoi së rrahuri, por i hoqa menjëherë sytë nga ai. Kjo tregonte që vazhdoja akoma ta doja.

Sonte u shtriva në krevat dhe mendova sërish për situatën që më ndodhi gjatë ditës. Kisha kaluar muaj të tërë duke u munduar ta harroja dhe asgjë nuk kishte shërbyer. Ndihesha keq me veten. E pyesja veten : “Kush është ai që vjen në jetën time dhe kërkon të hyjë sërish në të, kur më lëndoi?”.

Nuk duhet ta lejoja të hynte prapë në jetën time, duhet të mbrohesha. Bëra pikërisht këtë gjë, ose të paktën provova të mbrohesha.

Disa ditë më vonë ai erdhi në shtëpinë time. Filloi të qante, më kërkoi të falur dhe më kërkoi të ktheheshim sërish bashkë. Me plot gjakftoftësi, pa asnjë pikë loti në sy, i thashë vetëm një fjalë “JO” dhe për herë të parë u ndjeva krenare me veten. Bëra atë që e mendoja si gjënë e duhur. U ngrita në këmbë dhe nisa të mos mendoja më për të.

Pastaj ai u ngrit dhe nisi të largohej. Doja t’i bërtisja të kthehej, por brenda kokës time një zë më bërtiste të mos e bëja. Nuk e bëra. E lashë të shkonte i lënduar, siç më lëndoi ai mua herën e parë.

Atë që të ka thyer një herë zemrën, mos e lejo të hyjë sërish në jetën tënde. Mos i jep edhe një mundësi tjetër për të ta thyer zemrën përsëri. Përderisa e ka bërë këtë gjë një herë, do ta bëjë sërish. Mos e lejo që të të bëjë të ndihesh e dobët.

Shumë njerëz e ëndërrojnë këtë gjë. Ëndërrojnë që personi që donin dikur, të kthehet në jetën e tyre, por e vërteta është se nëse kthehet, gjërat nuk do të përfundojnë siç e pret. Do të të shkaktojë dhimbje dhe do të duhet t’ia nisësh sërish nga e para. Do të ndihesh kaq e pafuqishme, sepse e ke lejuar vetë të të ndodhë dy herë e njëjta gjë.

Kështu që, të lutem, mos e lejo më atë mashkull që të ka lënduar një herë, të të lëndojë sërish. Do të vijë dita kur do të jesh mirënjohëse që je çuar dhe ia ke dalë pa atë person pranë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *