Home»Horizonti.al»Krijohet një pemë gjenealogjike që lidh 13 milionë njerëz mes tyre

Krijohet një pemë gjenealogjike që lidh 13 milionë njerëz mes tyre

Geni.com është një bazë të dhënash që u krijua për të një projekt shumë interesant. Personat e interesuar për të marrë pjesë duhet të ngarkonin të dhëna të pemëve të tyre gjenealogjike familjare. Duke u nisur nga i gjithë ky informacion i përpunuar, rrjeti analizoi dhe kryqëzoi duke kërkuar ekuivalenca. Përfundimi krijoi një pemë të madhe gjenealogjike që përfshin 13 milionë njerëz dhe 11 breza nga e gjithë bota (86 milionë vullnetarë që kanë marrë pjesë në këtë studim). Përtej këtyre lidhjeve informacioni ka nxjerrë përfundime shumë kurioze, p.sh në kohëra lufte si ato botërore jetëgjatësia e personave të moshuar ishte më e madhe sesa e të rinjve, gratë kishin emigruar më shumë se burrat në vende më afër vendit të tyre të origjinës, ndërsa meshkujt kishin emigruar më pak dhe në vendet më të largëta me vendin e tyre të origjinës.

Por përfundimi më kurioz ka të bëjë me lidhjet mes të afërmve. Shihet se para revolucionit industrial në 1750 ka patur një numër të madh personash të martuar me të afërm pak a shumë të afërt, diçka e kuptueshme për epokën  ku gjetja e një partneri ishte në rrethet më të afërta, fqinj ose familje, por kjo mënyrë fillon e zhduket dukshëm duke u nisur nga 1850 sepse përmirësohet transporti që rriste horizontin jetësor sidomos për ndryshimet kulturore që nuk i shihnin me aq sy të mirë martesat mes kushërinjve.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *