Home»Horizonti.al»Kompjuteri më i vogël në botë dhe është sa një kokërr kripë

Kompjuteri më i vogël në botë dhe është sa një kokërr kripë

IBM ka prezantuar parashikimet për këtë vit. Ato teknologji mbi të cilat po punon dhe që do të kenë një rëndësi në të ardhmen. Mes shumë prej tyre na ka tërhequr vëmendjen ai që mund të konsiderohet kompjuteri më i vogël dhe më i lirë në botë. Është më pak se një kokërr kripë (1mm2) dhe ka një kosto 10 cent të euros për njësi. Kapaciteti i këtij kompjuteri është 86 herë më i madh se ai që ka prezantuar IBM në vitin 1990. Po për çfarë shërben? IBM konsideron se është e nevojshme të luftosh kundër mashtrimit në tregtinë e mallrave dhe forma më e mirë është ta bësh falë këtyre kompjuterave mikroskopikë. Bëhet fjalë për një zgjidhje të bazuar në atë që njihet si “Blockchain” ose si kripto – spirancat me të cilat tentohet të shënjohen mallrat e ndryshëm me gjurmë digjitale unike që nuk mund të manipulohen.

Në këtë mënyrë mund të identifikohen si autentike dhe të evitohen falsifikimet. Këto kripto-spiranca do të futen në objekte të përditshme dhe në aparate. Ideja është se këto mikrokompjutera me 100 mijë transistorë mund të monitorojnë, analizojnë, komunikojnë dhe të verifikojnë të dhënat. Në këtë mënyrë mund të jenë një provë reale që produkti nuk është pjesë e një mashtrimi. Teknologjia ende është në proces krijimi, por shpresohet që për disa vite të jetë një metodë sigurie e rëndësishme në tregtinë e mallrave që mund të japë të dhëna për origjinën dhe vërtetësinë e produktit. Nuk do të jenë të vetmet, pritet që të përdoren edhe për ngjyruesit e medikamenteve që ndryshojnë ngjyrë kur hidhen në ujë, çka do të lejojë nëse ilaçi është i duhuri. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *