Home»Lifestyle»Kjo është ajo çfarë të ndodh, kur realisht bie në dashuri me dikë

Kjo është ajo çfarë të ndodh, kur realisht bie në dashuri me dikë

Ekzistojnë çifte që e zbulojnë papritur se kanë gjetur personin e ëndrrave të tyre në momentin që e shohin atë person në sy. Në çdo rast ekzistojnë disa ndjesi të njëjta tek personat që bien në dashuri me dikë:

1.Ndihesh i/e habitur se si ndjen kaq shumë gjëra njëkohësisht për një person. Është një eksperiencë që nuk e ke provuar më parë. Pavarësisht faktit që të duket sikur gjithçka ka marrë vrull brenda teje, prapë ky vrull nuk të tremb, por të bën të ndihesh mirë.

  1. Tërheqja për personin tjetër ka nisur të rritet dita-ditës. Ndihesh më tepër e dashuruar në çdo ditë që kaloni bashkë dhe kur jeni bashkë, nuk doni që koha të kalojë shpejt.
  2. Nuk ke frikë të debatosh me atë që do, pasi e di se forca e dashurisë do të bëjë të kaloni çdo debat mes jush, sado i fortë të jetë. Shumë çifte përpiqen t’i evitojnë zënkat, ndërsa çifti juaj nuk është i tillë. Ju nuk keni frikë të ziheni, sado që raporti mes jush mund të jetë krijuar për një kohë më të shkurtër, sepse e dini që duheni dhe nuk mund t’i mërziteni për shumë kohë me njëri-tjetrin.
  3. Në marrëdhënien tuaj nuk do të ketë asnjëherë mungesë ndjenjash. Në marrëdhënien nuk tuaj nuk do të ketë asnjëherë mungesë respekti, apo mirënjohjeje. Të dy ju do e kuptoni se sa ndryshe jeni ju, krahasuar me çiftet që nuk duhen vërtet.
  4. Personi që ti do, adhuron çdo gjë tënden, edhe ato karakteristika që të tjerët t’i kanë vënë në dukje si defekte. Ai person i pranon tekat e tua që i acarojnë nervat të tjerëve. Të dy keni defektet tuaja në personalitet, por kur e shihni veten si çift, nuk shihni asnjë problem tek personi tjetër.
  5. Të dy keni të njëjtat synime dhe ëndrra në jetë. Idetë e tua për të ardhmen përshtaten shumë mirë me idetë e tij/saj. Nuk keni probleme për ta çuar përpara marrëdhënien tuaj, pasi të dy prisni të njëjtat gjëra në jetë.
  6. Komunikimi në marrëdhënien tuaj është shumë i thjeshtë. Mund të flisni hapur për çdo gjë me atë që doni, për çdo gjë dhe nuk ndiheni aspak në siklet. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *