Home»Keshilla»Këto janë shenjat që tregojnë se po ndryshon, ASHTU SI DUHET

Këto janë shenjat që tregojnë se po ndryshon, ASHTU SI DUHET

Një nga ndryshimet më të mëdha që mund të bësh në jetë, është të përpiqesh të bëhesh personi që ke dashur përherë të jesh. Shpesh një rrugëtim i tillë shoqërohet me konfuzion dhe pa një evidencë të qartë se ku do të arrish. Por ja se cilat janë pesë shenjat që tregojnë se po kalon nëpër një transformim të duhur, i cili do të të shndërrojë në personin që ke dashur përherë të jesh :

  1. Po kalon nëpër një krizë identiteti

Hapi i parë i transformimit të vetes është dyshimi që ke tek vetja, tek bindjet e tua dhe tek filozofia jote për jetën. Ndonjëherë mund të mendosh dhe se, personi që mendoje se ishe, apo idetë që kishe, t’i kishte ngulitur dikush tjetër dhe nuk ishin produkt i mësimeve të tua në jetë. Kur e kupton se çdo gjë lidhet me ndryshimin që ke ndërmarrë, do të ndihesh më mirë me veten.

  1. Disa gjëra që të pëlqenin, nuk të interesojnë më

Nëse më parë ke pasur ndonjë hobby, tani sheh se ajo gjë nuk të sjell më kënaqësi. Të braktisësh diçka me të cilën je mësuar, mund të duket e frikshme dhe mund të mendosh se po humbet një pjesë të vetes tënde. Nga ana tjetër, kjo është një shenjë që je duke u përqendruar në gjërat që janë më të rëndësishme për ty. Je më pranë gjërave që do të ndihmojnë të ndryshosh dhe po i largohesh atyre që nuk të sjellin më lumturi në jetë.

  1. Ndihesh i vetëm/e vetme

Kur je në rrugën e duhur për t’u shndërruar në personin që do të jesh, mund të ndihesh sikur midis teje dhe njerëzve të tjerë ekziston një hendek i vështirë për t’u kaluar. Nuk je më në kontakt me disa nga miqtë e tu dhe ke ndaluar së u përpjekuri për t’u përshtatur me të tjerët dhe për t’i kënaqur ata.

  1. Fillon të thuash më shpesh “Jo”

Kjo gjë mund të ndikojë në miqësitë, apo marrëdhëniet e tua, por ndonjëherë të thuash “Jo” tregon se thjesht ke mësuar t’i japësh vetes tënde prioritetin që meriton. Për t’u bërë personi që do të jesh, ke nëvojë t’i japësh vetes kohë dhe prioritet dhe tashmë ti po e kupton më së miri këtë gjë.

  1. Ndërmerr më tepër rreziqe

Për t’u bërë versioni më i mirë i vetes, duhet të dalësh pak nga zona jote e rehatisë dhe të ndërmarrësh disa rreziqe më tepër. Kjo nuk nënkupton se nuk je i/e frikësuar, por që ke kuptuar se për t’u rritur dhe për t’u përmirësuar duhet ta sfidosh veten tënde.

Të punosh për t’u përmirësuar është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes dhe botës përreth. Nëse bëhesh personi që ke dashur përherë të jesh, do të tërheqësh lumturinë dhe do t’ia dhurosh më lehtë botës rreth vetes. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *