Home»Lifestyle»Shendeti»Këto janë shenjat që duhet t’ju bëjnë të mendoni, se mund të vuani nga tensioni i lartë i gjakut

Këto janë shenjat që duhet t’ju bëjnë të mendoni, se mund të vuani nga tensioni i lartë i gjakut

Presioni  normal i gjakut mban vlerat 120/80, ku përkatësisht 120 mm Hg përkon me presionin sistolik dhe 80 mm Hg me presioniin diastolik. Do të konsiderohet hipertension arterial, kur presioni sistolik arrin ose kalon 140 mm Hg dhe ai diastolik arrin ose kalon 90 mmHg, pra 140/90, dhe këto vlera të siguruara në tri matje të njëpasnjëshme me distancë dy minuta nga njëra-tjetra.

Shkaqet e hipertensionit arterial janë nga më të ndryshmet, që nga faktori gjenetik dhe deri tek stili i jetesës. Mosha, mungesa e aktivitetit fizik, stresi, pirja e duhanit, konsumi i alkoolit, dieta e pasur në kripëra dhe me yndyrna i përkasin stilit të jetesës që përbën faktor risku për hipertensionin arterial (HTA). Nga ana tjetërm shumë sëmundje të tjera sistemike mund të çojnë në presion të lartë gjaku, sidomos sëmundjet e veshkave.
Por, cilat janë shenjat klinike që duhet të dalloni menjëherë tek vetja për të kuptuar se vuani nga presioni i lartë i gjakut?

Tabloja klinike e HTA-së është mjaft specifike. Ajo përfshin:

Dhimbje koke në formë pulsuese në regjionin oksipital (në pjesën e pasme të kokës)

Konfuzion

Probleme me shikimin

Dhimbje gjoksi

Takikardi (rrahje të shpeshta zemre)

Dispne (vështirësi në frymëmarrje)

Djersitje

Ankth

Palpitacione (të ndjerit e pulsit nëpër gjymtyrët e sipërme ose të poshtme)

Zhurmat në vesh

Aksidente cerebrovaskulare

Ndonjëherë mund të japë edhe hematuri, pra nxjerrje e gjakut me anë të aktit të urinimit.

Nëse vini re tek vetja shenja të tilla, mos ngurroni të shkoni për vizitë tek një mjek kardiolog. Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet, por është mirë që ju të merrni masat e duhura në kohë, pasi ndërlikimet prej HTA-së janë nga më të shumtat dhe janë jetëkërcënuese. Kjo tregon se nuk duhet të tregoheni moskokëçarës në një situatë të tillë klinike.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *