Home»Keshilla»Ji një femër që nuk ka nevojë për një mashkull, për t’u ndjerë e lumtur

Ji një femër që nuk ka nevojë për një mashkull, për t’u ndjerë e lumtur

Ji një femër që nuk ka nevojë për një mashkull që të ndihet e lumtur. Ji një femër që nuk ka nevojë për një mashkull që të marrë frymë lirisht. Ti nuk ke nevojë për dikë që të mësojë si t’i kalosh frikërat e tua, si të bësh hapa përpara në jetë, apo si të njohësh mirë aftësitë dhe talentet që ke. Nuk ke nevojë as për dikë që të të mësojë të jesh e fortë, duke të mbajtur për dore sa herë të rrëzohesh. Ti ke nevojë vetëm për veten tënde.

Ji një femër që e konsideron veten të denjë, pa e pasur të nevojshme t’i kritikojë të tjerët; që e do veten mjaftueshëm, edhe pa pasur dashurinë e të tjerëve; që nuk shkon pas askujt që nuk e respekton. Mjaft vuajte për personat që nuk të duan, mjaft shkove pas tyre dhe mjaft vendose persona të tjerë përpara vetes tënde. Ti nuk ke nevojë për të tjerët. Nuk ke nevojë që ata të qëndrojnë pranë teje. Nuk ke nevojë për forcën apo mbështetjen që ata të japin. Ke mjaftueshëm fuqi brenda vetes.

Ti mund të buzëqeshësh, edhe pa pasur dikë që të nxisë të buzëqeshësh. Ti mund t’i mbijetosh vështirësive të jetës tënde, edhe pa mbështetjen e dikujt. Ti je e fortë. Brenda vetes ti ke fuqinë të përballosh gjithçka.  Mos e lejo që dashuria e dikujt të të identifikojë ty. Mos lejo që vëmendja e tepërt e tij të të shkatërrojë ty. Nuk ke nevojë për diçka të tillë.

Duhet ta vlerësosh më tepër veten. Tregoji vetes se nuk ke nevojë të duash dikë për të qenë e lumtur. Tregoji të gjithëve që je mirë, edhe pa praninë e tij në jetën tënde. Tregoji vetes që mund t’ia dalësh të mbijetosh edhe pa një mashkull në jetën tënde.

Mbi të gjitha, tregoji vetes që jo vetëm mund të mbijetosh pa të, por mundesh edhe të lulëzosh pa të. Binde veten që je e denjë për të të dashur njerëz të denjë, që të meritojnë dhe që do bënin gjithçka për ty. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *