Home»Lifestyle»Shendeti»Je me grip nga ditët me temperatura të ulëta? Ja çfarë mund të bësh në shtëpi

Je me grip nga ditët me temperatura të ulëta? Ja çfarë mund të bësh në shtëpi

Ftohja dhe gripi nuk kanë një kurë të përcaktuar. Kurat popullore të praktikuara në shtëpi janë po aq të përhapura sa vetë sëmundja.

Pjesa më e madhe e këtyre kurave  kanë një histori të gjatë aplikimi. Cilat kura popullore që mund t’i aplikoni në shtëpi, mund t’ju shpëtojnë nga gripi dhe ftohja?

Ka qindra vite që supa me lëng pule dhe limon përdoret për luftimin e gripit. Ja disa kura të tjera popullore kundër gripit:

Nëse jeni me grip dhe nuk dëshironi të kaloni 1-2 javë shtrirë, hidhni një sy këtyre kurave popullore:

– Uji dhe lëngjet e tjera: konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë, sepse ju shkaktojnë etje.

– Ujë me kripë: merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet.

– Pikatore për hundë ose spray: pikatoret apo sprayt e shitur pa recetë ju ndihmojnë të zhbllokoni hundët. Specialistët pohojnë se sprayt e hundës mund të përdoren pa asnjë problem si tek foshnjat ashtu dhe tek fëmijët e rritur. Sprayt me ujë e kripë ose pikatoret nuk përkeqësojnë shenjat e sëmundjes, siç ndodh kur ndërpriten ilaçet e tjera.

– Supë me lëng pule: më parë prindërit i jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para, duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt antiinflamator. E dyta, përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen  në pjesën e brendshme të hundës. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *