Home»Lifestyle»Shendeti»Ja rastet kur një grip mund të kthehet në vdekjeprurës

Ja rastet kur një grip mund të kthehet në vdekjeprurës

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se epidemitë vjetore të gripit rezultojnë në rreth 3 deri në 5 milion raste të sëmundjeve të rënda në nivel global dhe 290,000 deri në 650,000 vdekje.

Edhe pse ndonjëherë ethet dhe dhimbjet mund të jenë shumë të theksuara, shumica prej nesh nuk vdesin nga gripi.

Ndaj natyrshëm lind pyetja: Çfarë e bën këtë sëmundje të zakonshme të shkaktojë vdekjen?

“Gripi dhe ndërlikimet e tij ndikojnë në mënyrë disproporcionale te njerëzit që janë 65 vjeç e sipër, të cilët përbëjnë 80 përqind të vdekjeve”, tha Dr. William Schaffner, një specialist i sëmundjes infektive në Universitetin Vanderbilt.

Por, sipas ekspertit, fëmijët e vegjël dhe njerëzit që kanë një sëmundje tjetër të rëndë, të tilla si sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive ose diabeti, janë të prirur të vdesin nga gripi gjithashtu.

Këto janë tri elementë që mund të bëjnë që të rriturit të humbasin jetën nga gripi:

Pneumonia është një infeksion që shkakton qeska ajri të mushkërive për t’u mbushur me lëng ose qelb. Kjo është një sëmundje jo e lehtë dhe gripi mund të jetë fatal.

Prezenca e sëmundjeve të tjera infektike, është një faktor tjetër që mund të ndikojë në shkakun e vdekjes të një personi nga gripi.

Gjithashtu edhe ataku në zemër. Shanset për arrestet kardiake rriten shumë gjatë shtatë ditëve të para pasi një pacient është i prekur nga gripi, sipas një studimi të ri të pulikuar në New England Journal.

Rreziku mund të jetë më i lartë tek të moshuarit, tha Dr Jeff Kwong, autori kryesor i studimit dhe një shkencëtar në Institutin për Shkencat Klinike Vlerësuese dhe Public Health Ontario. Sulmi i zemrës ndodh kur rrjedha e gjakut në zemër ndalon papritmas; kjo quhet edhe infarkt akut miokardi.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *