Home»Analiza»Fundi i komunizmit nisi në 1968-ën

Fundi i komunizmit nisi në 1968-ën

Në pranverën e vitit 1968, Praga ishte fari i botës, dhe kur në gusht trupat sovjetike hynë në qytet dhe bota pa të rinjtë çekë dhe sllovakë që hipnin mbi tanke në lotë, duke pyetur “po çfarë bëni?”, ajo ishte dita kur komunizmi goditi mbi veten e tij dhe nuk e mori më kurrë veten

Nga Bernard Guetta

Duhej një shpjegim: Nga Roma në Meksikë, nga Tokio në Paris, nga Berlini në San Françisko, brezi i viteve gjashtëdhjetë zbriste në sheshe, me një njëkohshmëri të tillë, dhe me kaq shumë pika të përbashkëta, saqë shumë udhëheqës perëndimorë, nuk kishin vonuar të gjenin një fajtor.

“Ka qenë KGB”, mërmërisnin. Në të vërtetë, nuk mund të bënin gabim më të madh, sepse pasoja e parë e viteve gjashtëdhjetë, ishte pikërisht fundi i botës sovjetike.

Rezistenca e Polonisë

Qëndrojmë në vitet gjashtëdhjetë. Në mars të 1968-ës, pesëdhjetë vjet më parë, studentët polakë dhe shumë profesorë kishin dalë në protestë në qytetet më të mëdha të vendit, sepse pushteti komunist kishte ndaluar shfaqjen e “Dziady”, vepër e madhe e Viktor Hygosë polak, Adam Mickievicz.

Me çdo shfaqje të saj, spektatorët më të rinj duartrokisnin me zjarr një tekst që denonconte shtypje cariste, duke u përpjekur qartësisht t’i kundërviheshin shtypjes sovjetike të kohës së tyre. Udhëheqësit e manifestimeve, si Karol Modzelevski, Adam Michnik dhe Jacek Kuron (sa për të përmendur disa) u bënë brenda pak kohësh, arkitektët e opozitës polake dhe më pas intelektualët e Solidarność-it, sindikata e parë e lirë e bllokut sovjetik, lindja e të cilës i parapriu rënies së Murit të Berlinit.

Sovietizmi humbi një pjesë të madhe të aureolës së vet revolucionare, me manifestimet polake të marsit 1968, që bënë të vibronte brezi i viteve gjashtëdhjetë. Por për “socializmin e vërtetë”, siç e quante Pravda, goditja më e fortë erdhi nga Çekosllovakia.

Në Pragë, gjithmonë në vitin 1968, shkrimtarët, regjisorët, gazetarët dhe e gjithë inteligjencia kërkonin me forcë një demokratizim, duke mbshtetur numrin 1 të partisë, Alexandre Dubček, i cili kishte ardhur në pushtet pasi partia e tij kishte injoruar destanilizimin e vitit 1956. Pasi kishin humbur shansin 13 vite më herët, komunistët çekosllovakë kishin marrë revanshin dhe kishin shpikur “socializmin me fytyrë njerëzore”, lirinë nën komunizëm, me një guxim dhe kreativitet të tillë, saqë kishin magjepsur të gjithë brezin e viteve gjashtëdhjetë, sovjetikë, amerikanë dhe evropianë.

Në pranverën e vitit 1968, Praga ishte fari i botës, dhe kur në gusht trupat sovjetike hynë në qytet dhe bota pa të rinjtë çekë dhe sllovakë që hipnin mbi tanke në lotë, duke pyetur “po çfarë bëni?”, ajo ishte dita kur komunizmi goditi mbi veten e tij dhe nuk e mori më kurrë veten. / France Inter – Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *