Home»Magazine»Frika nga vdekja përballë frikës nga jeta

Frika nga vdekja përballë frikës nga jeta

Shpesh zbulojmë se frika jonë nga vdekja është në përpjestim me frikën nga jeta!

Vdekja është një argument jo shumë i dashur për shumicën e njerëzve.

Ndoshta sepse jemi të vetmet qenie mbi Tokë, që janë tërësisht të vetëdijshme për vdekshmërinë e tyre.

Mendimi i tmerrshëm që të gjithë ndajmë, është që sapo të vdesim do pushojmë së ekzistuari.

Ne jetojmë, duke u përpjekur të largohemi sa më shumë nga ky mendim. Ndërsa pikëpamja jonë e botës materialiste rritet në proporcion me ndjenjat tona egoiste individuale, shkenca fillon të demistifikojë dhe zvogëlojë ekzistencën tonë në diçka që është siguruar ekskluzivisht prej rastit.

Frika nga vdekja luan një rol në mbijetesën tonë biologjike. Por kur e lejojmë këtë frikë të pushtojë të gjithë jetën tonë – pra të vëmë nevojat e trupave tanë përpara nevojave të shpirtërave tanë – atëherë ne kemi një çekuilibër serioz. Kjo është ajo që po ndodh në kulturën tonë sot. Ne jemi bërë të obsesionuar pas zgjatjes së rinisë fizike, ndërsa në pjesë të tjera të botës njerëzit po vdesin nga uria.

1. Në momentin që lind, ke vdekur

Në atë moment, kur linde, kishte një lidhje të pazgjidhshme mes teje dhe varrit tënd. Jeta dhe vdekja ngrihen reciprokisht, në të njëjtën kohë ka një fillim dhe një fund. Nuk është rastësi që në shoqërinë tonë ka dy tabu kryesore, që në realitet janë një: seksi dhe vdekja. Seksi është procesi përmes të cilit bëhemi dhe vdekja përmes të cilit ikim.

Problemi është se e perceptojmë realitetin nga dimensioni i tretë, pothuaj si një vijë e drejtë; lindja jonë na duket sikur është e ndarë nga vdekja. Në nivel kuantik, gjithçka ndodh njëkohësisht, dhe nëse arrijmë të kuptojmë hapësirën katërdimensionale, mund të shohim vetë vdekjen tonë.

Jeta është një rritje drejt kulmit, që e quajmë “vdekje”.

2. Vdekja të bën të gjallë

Mund të tingëllojë paradoksale, por vetëm përmes vdekjes mund të jemi me të vërtetë “qenie të gjalla”, gjë që e bën jetën edhe më ngazëllyese. Po ta dije që do të jetojë përgjithmonë, jeta do të ishte shumë e mërzitshme dhe pak interesante.

Po të dinim që gjithçka është e sigurtë dhe asgjë nuk mund të na ndodhë… cili do të ishte motivimi ynë?

Kjo natyrë e shkurtër e jetës, mungesa e përjetësisë na jep një perspektivë. Vdekja i bën dashurinë dhe dobësinë kaq të gëzueshme.

3. Vdekja na bën mirënjohës

Jemi të gjithë ujq vetmitarë në zemër, e kuptojmë apo jo. Jeta dhe vdekja janë një udhëtim vetmitar, ku ka shumë pjesëmarrës që ndeshim në rrugën tonë. Çdo herë që të pëlqen prania e një njeriu të dashur, një miku, një familjari, bën një hap prapa. Kupton se jeta nuk është në përjetësi dhe i kushton vëmendje atij momenti me të gjithë detajet e tij, a thua je duke jetuar një moment nga e ardhmja, a thua ky person nuk është më në jetën tënde. Kjo perspektivë e ardhshme e momentit të të tashmes është një prej mënyrave më të bukura për të qenë mirënjohës për atë që ke dhe je.

4. Vdekja është një perspektivë

Vdekja është baza e shumicës së frikërave. Edhe të flasësh në publik mund të konsiderohet një frikë primitive nga refuzimi. Po pse kemi kaq shumë frikë nga vdekja? Shumica prej nesh ka frikë nga vdekja, sepse e kemi shoqëruar me dhimbjen fizike, apo kemi frikë nga pasiguria e të përtejmes. Por nëse e mendon thellë, kupton se nuk je ti që vdes, po ajoq ë mendon për vetveten, dmth trupi yt, ndjenjat e tua, mendimet, perceptimi i trurit tënd, historia dhe kujtimet e tua. Por kur vdesim, shpirtërat tanë, apo dija jonë e thellë dhe e pandryshueshme, rikthehen në burim!

5. Vdekje dhe rilindje

Shumë filozofë, udhëheqës fetarë dhe mendimtarë i kanë kushtuar gjithë jetën e tyre reflektimit mbi atë që ndodh pas vdekjes, e nëse ka një të përtejme. E vërteta është që, nëse kuptojmë se çfarë është energjia, kuptojmë se asgjë nuk mund të shkatërrohet ndonjëherë; ndryshon vazhdimisht formë, transformohet.

6. Vdekja është pasqyra e jetës tënde

Vdekja është si një pasqyrë e jetës; cilësdo gjë që ia ke dedikuar jetën, do të ndikojë domosdoshmërisht në momentin e vdekjes! / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *