Home»Bota»Fotot e Toby-it, dëbora pranverore që ka kapur verilindjen e SHBA

Fotot e Toby-it, dëbora pranverore që ka kapur verilindjen e SHBA

Stuhia e dëborës që ra në Nju Jork arriti trashësinë prej 18 cm. Më shumë se 2500 fluturime u anuluan për shkak të motit të keq.  Një dëborë e pazakontë pranverore boreale, e katërta në tri javë në pjesën lindore të SHBA-ve. Vetëm Nju Jorku mbylli shkollat. Toby është pagëzuar stuhia që filloi në orën 20:00 me orën lokale të Nju Jorkut. Ende nuk është e qartë, nëse stuhia do t’ia kalojë asaj historike në prill të vitit 1915 që ra me një trashësi prej 25 cm në kryeqytetin finaciar të vendit. Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo shpalli gjendjen e emergjencës në qytet dhe në zonat përreth. Tre të katërtat e fluturimeve u anuluan në aeroportin e “LaGuardia” dhe në Newark, New Jersey si dhe gjysma e fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar të John F. Kennedy. U anuluan fluturimet në aeroportin e Filadelfias, Pensilvanisë, në atë Reagan dhe Dulles të Uashington DC, Baltimores, Bostonit. Rreth 4.000 banorë mbetën pa elektricitet.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *