Home»Rretherrotull»Fillimi i fundit të Facebook? “Vetmia nuk kurohet me teknologji”

Fillimi i fundit të Facebook? “Vetmia nuk kurohet me teknologji”

Rënia e Facebook? Në 74 ditët e para të 2018, vetëm 30 përqind e përdoruesve ka kryer postime të reja.

Braktisja e madhe po vjen nga të rinjtë, të cilët nuk e konsiderojnë më Facebook si një rrjet social në modë.

Disa analistë të rrjetit kanë parashikime të zymta për platformën e Mark Zuckerberg: deri në fund të 2018-s, rreth 80 përqind e përdoruesve të Facebook mund ta braktisin profilin e tyre.

Parashikimi konfirmohet edhe nga kërkuesit e Universitetit të Princeton, sipas të cilëve interesi për një numër të lartë të rrjeteve sociale është në rënie – përcjell DITA.

“Vetmia nuk kurohet me teknologji, madje shpesh ndodh e kundërta. Të ndërtosh në një rrjet social një histori personale dhe një identitet me foto dhe citime, pas njëfarë kohe të bën të ndihesh më keq se më parë” – thonë përgjegjësit e Aristofonte.com një platformë që po konkuron Facebook, sidomos tek të rinjtë. / Dita

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *