Home»Horizonti.al»Shkence»Egjipti njoftoi zbulimin e një nekropoli, me qindra sarkofagë dhe mijëra statuja

Egjipti njoftoi zbulimin e një nekropoli, me qindra sarkofagë dhe mijëra statuja

Varri gjendet në veri të zonës së Tuna-al Gabal-it, një vend i gjerë arkeologjik në buzë të shkretëtirës perëndimore. Ministria e Antikiteteve njoftoi për një zbulim të një nekropoli antik afër Minya-s, një qytet në luginën e Nilit në jug të Kajros. Ministri i antikiteteve tha se në nekropol gjenden të varrosur anëtarë të ndryshëm të familjeve të ndryshme. Besohet se i korrespondon  epokës së fundit faraonike (664-332 a.c) dhe fillimi i erës ptolemike (310-30 a.c). Sipas një komunikate varreza përfshin një sërë gropash ku varroseshin të vdekurit pa u emërtuar  për të mashtruar vjedhësit. Ekspertët kanë identifikuar në një nga varret një prift të sërës së lartë të quajtur Hersa-Essei dhe në brendësi të tij gjenden 13 statuja ushabti, artefakte të vogla që shoqëronin të ndjerin dhe  t’i shërbenin si nënshtetas në botën e përtejme. Mumja e priftit është e dekoruar me perla blu dhe të kuqe dhe me gjethe prej broxi. Shefi i këtij misioni arkeologjik, Mostafa Waziri thotë se janë zbuluar 8 varre deri më tani dhe parashikohen zbulime të tjera. Egjipti shpreson  që kjo seri zbulimesh të rigjallërojnë sektorin turistik, të rëndësishëm për ekonominë, që është prekur nga mungesa e stabilitetit politik që pasoi kryengritjen e 2011. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *