Home»Horizonti.al»Drita e zbehtë mund të na bëjë më budallenj

Drita e zbehtë mund të na bëjë më budallenj

Një kërkim pioner i një ekipi neuroshkëncëtarësh nga universiteti i Miçiganit ka arritur në përfundimin se të kalosh shumë kohë në dhoma ose zyra me pak dritë mund të ndryshojë strukturën e trurit dhe të dëmtojë aftësinë tonë për të mësuar dhe kujtuar. Shkencëtarët studiuan trurin e minjve afrikanë, që ky lloj ashtu si njerëzit fle natën, pasi i ekspozonin në dritë të zbehtë dhe të fortë për 4 orë në javë. Ata të ekspozuar ndaj një drite të zbehtë humbën 30% të aftësisë së hipokampusit, një zonë kritike e trurit për të mësuarit dhe kujtesën. Minjtë e ekspozuar nën dritë të fortë treguan një sjellje më të mirë në hapsirë. Kur minjtë e parë iu nënshtruan një ekspozimi nën dritë të fortë pas një muaji pushim, aftësia e tyre cerebrale dhe rendimenti në detyra u përmirësua plotësisht.

Ky studim është i pari që tregon se ndryshimet e dritës mjedisore çojnë në ndryshime strukturore në tru. Është e njëjta sjellje ashtu sikur njerëzit që nuk gjejnë dot rrugën e kthimit me automjete, pasi janë endur për orë të tëra në një qendër tregtare ose në një sallë kinemaje. Sipas ekspertëve ekspozimi ndaj një dritë të zbehtë redukton dukshëm një substancë të quajtur faktori neurotrofik i derivuar nga truri, një peptid që ndihmon për të mbajtur lidhje dhe neuronet e shëndetshme në hipokampus dhe në fijet dentrike ose lidhjet që lejojnë neuronet të komunikojnë me njëra-tjetrën. Meqë realizohen më pak lidhje kjo redukton të mësuarin dhe rendimentin e kujtesës që varet nga hipokampusi. Kurioze është se nuk prek direkt hipokampusin, çka do të thotë që vepron fillimisht në vende brenda trurit, pasi ka kaluar nga sytë.

Ky studim mund të jetë i vlefshëm për të moshuarit dhe për personat me glaukomë, degjenerim të retinës ose paaftësi konjitive. Për personat me sëmundje okulare që nuk marrin shumë dritë mund të manipulohet direkt ky grup neuronesh në tru. Mundësi tjetër është edhe përmirësimi i funksionit konjitiv në popullatën që mplaket dhe tek ata me çrregullime neurologjike. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *