Home»Rretherrotull»Doni që njerëzit t’ju marrin seriozisht? Ja nga cilat gjëra duhet të hiqni dorë

Doni që njerëzit t’ju marrin seriozisht? Ja nga cilat gjëra duhet të hiqni dorë

Ndonjëherë mund të gjendeni në udhëkryq pasi ndiheni sikur askush nuk po ju merr seriozisht. Nuk e kuptoni gabimin dhe keni shumë pikëpyetje në kokë, por faji mund të jetë plotësisht i juaji. Nëse dëshironi që fjala juaj të ketë peshë, dhe të merreni në konsideratë, atëherë hiqni horë nga këto veprime.

1 – Mjaft përmendët vuajtjet që keni kaluar në jetë. Aq më pak ti konsideroni si shkak i sukseseve tuaj. Të gjithë kanë kaluar episode negative, por nuk bën t’i përmendësh në çdo moment.

2 – Mos thoni atë që njerëzit duan të dëgjojnë, jepni gjithmonë mendimin tuaj, edhe nëse ai nuk i lumturon të gjithë.

3 – Mos veproni ndryshe nga çfarë thoni. Tregon paqëndrueshmëri dhe ju bën të dukeni shumë negativ.

4 – Mjaft u ankuat se sa të stresuar dhe sa të lodhur jeni.

5 – Mos i tregoni njerëzve për sukseset tuaja nëse nuk ju pyesin. Dukeni qesharak.

6 – Mos flisni mbrapa krahëve për njerëz të caktuar, aq më pak të shani.

7 – Pranoni gabimet dhe kërkoni falje.

8 – Flisni qartë dhe jo me zë të lartë.

9 – Mos gënjeni.

10 – Mos abuzoni me veten në emër të argëtimit.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *