Home»Bota»“Dita kur Putini qau” / Reportazhi i BBC-së, për misterin e ngjitjes së tij në pushtet (FOTO)

“Dita kur Putini qau” / Reportazhi i BBC-së, për misterin e ngjitjes së tij në pushtet (FOTO)

*Nga Gabriel Gatehouse

Rusët thonë se rrallë e kanë parë Presidentin e tyre të qajë gjatë 18 viteve të tij në pushtet, por në fakt ka ndodhur një herë. Ishte 24 shkurt i vitit 2000 në funeralin e Anatoly Sobchak.

Sobchak ishte një nga njerëzit që së bashku me Gorbachev dhe Yeltsin ndihmoi në rrëzimin e Bashkimit Sovjetik. Ai ishte një reformator që e mori një zyrtar të mesëm të KGB-së të quajtur Vladimir Putin dhe nga errësira, i dha për herë të parë një post politik.

Askush nuk e di arsyen që e bëri atë të ndërmarrë një vendim që do të rezultonte kaq i rëndësishëm për të ardhmen afatgjatë të vendit. Por sot, fraksione të strukturave të sigurisë së ish-Bashkimit Sovjetik kanë marrë në dorë levat e pushtetit në Rusi aq sa fjala “demokraci” e ka të vështirë të përmbushë kuptimin e saj.

Janë 8 kandidatë që garojnë në zgjedhjet e fundit, por Putin njihet si “kandidati kryesor” dhe zgjedhja e tij nuk ka asnjë dyshim. Një nga rivalët i quan këto “fake election”.

“Njëlloj si në një kazino ku “shtëpia” fiton gjithmonë. Në demokracinë ruse, ajo që fiton është gjithmonë ana e Putin”.

Emri i saj është Ksenia Sobchak dhe është vajza e Anatoly, mikut dhe mentorit të vjetër të Putin.
Ksenia, 36 vjeç, është e njohur si një prezantuese e një reality në TV dhe si një gazetare opozitare. Mbështetësit e Alexei Navalny, ai që njihet si një nga opozitarët e vërtetë të Putin thotë se ajo është një krijim i vetë Putin për tu dhënë zgjedhjeve një fytyrë besueshmërie. Sigurisht që ajo nuk do të mund të kandidonte pa marrë miratimin e autoriteteve. Kështu funksionon demokracia ruse. Por ndoshta njerëzit me kostume gri në Kremlin ndoshta mund të pendohen për vendimin e marrë.

Ksenia Sobchak election poster

(Poster i Ksenia Sobchak)

Ksenia është duke shëtitur nëpër studio televizive duke përmendur korrupsionin e Putin dhe duke e konsideruar ilegal aneksimin e Krimesë. Nëse, siç edhe thotë, ajo nuk po kandidon për të fituar, por për tu dëgjuar, atëherë po i thyen disa tabu.

Le ta lëmë vajzën në një moment dhe të kthehemi pas te i ati. Ai ishte kryebashkiak i Shën Petersburg. Putin ishte zëvendësi i tij. Të dy ishin aq të afërt sa kur djali i Sobchak u akuzua për korrupsion ishte Putin ai që e ndihmoi duke e nxjerrë jashtë vendit me një çarter. Kjo ndodhi në vitin 1990.

Mayor Anatoly Sobchak opens Austria Square in St Petersburg in September 1992, with Vladimir Putin (left) in attendance

(Në qendër Anatoly Sobchak si kryebashkiak i Shën Petersburg në nje aktivitet. Putin në krah të tij)

Burrat me kostume gri në Kremlin menduan atëherë se gjetën një zgjidhje: një tjetër fytyrë të akullt për të krijuar antidotin ideal të Yeltsin. Ata nisën të pompojnë Putin si pasues të tij. Por papritur kur Putin po kandidonte për herë të parë për President, miku i tij i vjetër Anatoly Sobchak ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare në një dhomë hoteli në Kaliningrad.

Autopsia tha se ishte një arrest kardiak, por nuk mundi të gjejë asnjë shenjë sulmi në zemër. E veja e Sobchak dyshoi për manipulim dhe kërkoi një autopsi nga njerëz të saj. Ajo quhet Lyudmila Narusova. E takova atë së fundmi dhe e pyeta nëse mendonte se bashkëshortin e saj e kishin vrarë. Ajo u mendua mjaftueshëm për të thënë 10 herë “Po” pa ndërprerje dhe në fund shtoi një “Nuk e di”.

Ksenia Sobchak, Vladimir Putin and Lyudmila Narusova at a meeting to commemorate Anatoly Sobchak in February 2001

(Putin dhe Lyudmila Narusova në një ceremoni përkujtomore për Anatoly Sobchak)

Disa kanë hedhur hipotezën se Putin mund të kishte një dorë në vdekjen e tij. A mos ndoshta Sobchak dinte diçka për të? Narusova e hedh poshtë këtë ide.

U ktheva pas dhe pashë fotot nga funerali. Putin duket vërtet i shqetësuar. Sytë e tij janë të kuq ndërsa përpiqet të gëlltitet përqafon Lyudmila Narusova. Putin nuk është një aktor. As nuk është i prirur të bëjë publike emocionet e tij. Pra, është e arsyeshme të thuhet se ai po përpiqet të mbytë pikëllimin e tij. Apo është diçka tjetër? Fajtor?

“Kishte disa njerëz që po e manipulonin Putinin për ta ngjitur në pushtet” – më thotë Narusova.

Ka të drejtë. Në atë kohë, Putin ishte një vegël e pushtetit për të pushtuar disa fraksione brenda Kremlinit. Për disa është ende i tillë.

Vladimir Putin and Lyudmila Narusova revisit Sobchak's grave in 2007

(Putin dhe Lyudmila Narusova në vitin 2007)

Nëse Sobchak u vra, a u bë kjo nga ato fraksione që kishin frikë se mentori e kishte në dorë Putin. Ndoshta. Edhe nëse është kështu, a ishte vdekja e tij një hapje rruge për atë që më vonë u quajt “Projekti Putin”? Janë vetëm dyshime, por unë po nis ti mendoj. E pyeta Narusova për autopsinë që ajo vetë i bëri të shoqit. Zbulova se ajo nuk e kishte bërë asnjëherë publik rezultatin duke i mbajtur analizat të mbyllura në një kasafortë sekrete jashtë Rusisë. E pyeta përse nuk dëshironte të fliste për një gjë të tillë.

Ngulmova për një përgjigje. I thashë: “Tingëllon sikur i ke dhënë vetes një lloj siguracioni jete”.

“Mund ta quash edhe ashtu” – mu përgjigj.

“Ke frikë për veten dhe për vajzën tënde?” – i thashë.

Ajo ndali në një moment.

“Ti e di” – më tha: “Të jetosh në këtë vend është e frikshme. Sidomos për ata që kanë këndvështrim opozitar. Pra po. Jam e frikësuar! Jam…” © Marrë nga BBC, përgatiti LAPSI.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *