Home»Keshilla»Dashuria nuk është një betejë pushteti, por një përpjekje për të kuptuar njëri-tjetrin

Dashuria nuk është një betejë pushteti, por një përpjekje për të kuptuar njëri-tjetrin

Dashuria: një fjalë e vetme, por me një kuptim të madh. Dashuria nuk është vetëm të duash dikë, por edhe ta kuptosh atë. Ky mirëkuptim kërkon komunikim dhe është pikërisht kjo e fundit që mungon në shumë çifte. Komunikimi në çift nuk përcakton vetëm kualitetin e marrëdhënies, por ka rëndësi shumë të madhe edhe në kualitetin e jetës sonë.

Planeti ynë është i populluar nga çifte që e kanë humbur mirëkuptimin dhe gjenden në një rreth vicioz negativiteti dhe pesimizmi. Në vend që të përpiqemi t’i zgjidhim gjërat në çift, tregojmë krenari dhe kërkojmë që partneri/ja të vijë dhe të na përulet e të na kërkojë të falur. Ne mërzitemi për ato që bën personi tjetër dhe që nuk na pëlqejnë, në vend që të flasim me të dhe t’i ndryshojmë gjërat së bashku.

“Vetëm zemërgjerësia dhe mirëkuptimi për të tjerët mund të na sjellin qetësinë dhe lumturinë që kërkojmë të gjithë ne”.

Dashuria lind nga mirëkuptimi

Marrëdhëniet në çift mund të bëhen edhe bezdisëse, sidomos kur partnerët kanë pritshmëri shumë të larta për njëri-tjetrin. Ne duhet të mësojmë të jemi tolerantë me të tjerët dhe t’i pranojmë ata siç janë, derisa marrëdhënia të forcohet mjaftueshëm. Por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë.

Kur në një marrëdhënie mbizotëron dominanca dhe xhelozia, atëherë në atë marrëdhënie ka nisur të mbizotërojë egoizmi. Në të kundërt, kur në një marrëdhënie mbizotëron toleranca dhe mirëkuptimi, dashuria do të jetë ndjenja që do t’i japë fillimin të gjitha ndjenjave të tjera.

Kur mundohemi ta dëgjojmë dhe ta kuptojmë personin tjetër, e lëmë disi veten tonë mënjanë për t’i përballuar problemet që na shfaqen si një çift. Dashuria e vërtetë lind në momentin që ne e pranojmë ‘pjesën tjetër’ si dikë që ka personalitetin dhe identitetin e vet. Vetëm kur e pranojmë atë person me virtytet dhe veset e tij, vetëm atëherë mund të themi se në çift ka dashuri të vërtetë. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *