Home»Horizonti.al»Cila ka qenë Katsuko Saruhashi, shkencëtarja japoneze që Google nderon sot me një doodle

Cila ka qenë Katsuko Saruhashi, shkencëtarja japoneze që Google nderon sot me një doodle

Google festoi këtë të enjte ditëlindjen e 98 –të të shkencëtares japoneze, Katsuko Saruhashi me një doodle. Kontributi i saj në shkencë është mbi kontaminimin  radioaktiv në oqeane, një fakt që frenoi provat bërthamore të realizuara  dikur nga Bashkimi Sovjetik dhe nga SHBA-ës. Katsuko ishte një lider në Japoni. Ishte e para grua që mori një doktoraturë në kimi nga universiteti i Tokios në vitin 1957, e para që u zgjodh në Këshillin e Shkencës në Japoni në vitin 1980, e para që fitoi çmimin “Miyake” për kontributet në gjeokimi në vitin 1985. Ajo ishte pionere e feminizmit në vendin e saj. Në vitin 1958 krijoi Shoqërinë japoneze të Shkencëtareve që kishte si mision të mblidhte pas vetes sa më shumë gra që kontribuonin në shkencë dhe për paqen. “Ka shumë gra që kanë cilësitë dhe aftësitë për t’u shndrruar në shkencëtare të mëdha. Shpresoj të arrij ditën kur gratë mund të kontribuojnë në shkencë dhe në teknologji njëlloj si burrat,” – është shprehur në një intervistë.

Kontributi  i saj i parë ka qenë në krijimin e një metodologjie që përcaktonte nivelin e CO2 në oqeane. Gjithashtu përcaktoi nivelet e acidit karbonik bazuar në temperaturën, klorit dhe nivelin e PH. Kjo metodë njihet sot nga oqeanografët si “Tabela Saruhashi”. Kontributi i saj më i madh ishte përcaktimi i sasisë bërthamore  të shkaktuar nga provat e realizuara në dekadën e viteve 50, në mesin e një Lufte të Ftohtë. Shkencëtarja gjeti se radioaktiviteti në oqeane, i cili kishte arritur deri në detet e Japonisë, ishte shkaktuar nga provat bërthamore të SHBA-ës në ishujt Marshall. Zbulimi sesi radioaktiviteti shpërhapet në dete dhe ndot mjedisin vuri masa shtrënguese të provave bërthamore për oqeanet në vitin 1963. Për më tepër në vitin 1981 japonezët krijuan çmimin “Saruhashi” që vlerëson gratë që kanë kontribuar në shkencë në vendin aziatik. Katsuko Saruhashi vdiq në vitin 2007 nga pneumonia. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *