Home»Rretherrotull»Çfarë duhet të dini nëse keni më shumë se 150 shokë në Facebook

Çfarë duhet të dini nëse keni më shumë se 150 shokë në Facebook

Përdorimi i rrjeteve sociale po rritet ndjeshëm ditë e sotme, ndërsa shumë persona kanë mani për të rritur edhe numrin e miqve. Por, sipas një studimi është thuajse e pamundur të keni më shumë se 150 miq aktivë në rrjetin social të krijuar nga Zuckerberg.

Kjo është konfirmuar nga një studim i publikuar në “Social Netëorks”, i cili ka analizuar të dhënat e mbi 130 mijë profileve aktive në ‘Facebook’, duke zbuluar se për interaktivitet online, përdoruesit shpesh përdorin një lloj strukture sociale të përbërë nga disa shtresa ose qarqe, të cilat korrespondojnë me nivele të ndryshme të miqësisë.

Sipas këtij kërkimi vihet re se nivelet e miqësisë janë të përbërë nga 5, 15, 50 apo 150 miq secili, të klasifikuara në bazë të sasisë dhe shpeshtisë së kontakteve që personat kanë me çdo mik. 5 janë miqtë që më të ngushtë, pra ata më të mirët, sasia e të folurit me të cilët është në nivele të kënaqshme. Pra, të kesh mbi 150 miqësi të vërteta duket si diçka e pavërtetë dhe që nuk mund të realizohet kurrë.

Kjo strukturë është zbuluar nëpërmjet një serie të të dhënave të marra nga rrjetet sociale ‘Facebook’ e ‘Tëitter’, të kombinuara me strukturat që përbëjnë marrëdhëniet tradicionale shoqërore, pra, me ato në jetën reale.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *