Home»Horizonti.al»A është më pak e dhimbshme, vdekja nga asfiksia me nitrogjen?

A është më pak e dhimbshme, vdekja nga asfiksia me nitrogjen?

Shteti i Oklahomës njoftoi zyrtarisht se do të zëvendësojë injeksionin vdekjeprurës me një metodë tjetër, me asfiksinë nga nitrogjeni. Shkaqet e këtij ndryshimi janë të shumta. Nga njëra anë vështirësia për të administruar shumë nga përbërësit kimikë të koktejlit vdekjeprurës. Vështirësia për t’i gjetur bëri që autoritetet të ndërprisnin për tre vjet ekzekutimet. Nga ana tjetër kjo formë e re e ekzekutimit është më e shpejtë, më efikase dhe më pak e dhimbshme, por a është me të vërtetë kështu?

Duket se nuk dihet me siguri. Shumë shkencëtarë kanë shpjeguar se nuk ka studime të mjaftueshme që të konfirmojnë se asfiksia me nitrogjen realisht provokon më pak vuajtje, sesa format e tjera të vdekjes. Në fillim kjo metodë prek organet respiratore dhe provokon komën tek pacienti para momentit të vdekjes. Por disa eksperimente tek kafshët kanë treguar se nuk është gjithmonë kështu. Nuk njihet sesi mund të jetë reagimi tek personat që rezistojnë për të vdekur. Oklahoma është shteti me korridorin e vdekjes më të populluar. Afërsisht 70 të burgosur presin që t’u vijë rradha që të përmbushet verdikti. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *