Home»Horizonti.al»17 marsi, dita e Shën Patrikut, mbrojtësit të Irlandës

17 marsi, dita e Shën Patrikut, mbrojtësit të Irlandës

17 marsi festohet si dita e Shën Patrikut, ose festa e  Shën Patrikut, mbrojtwsit të Irlandës. Shën Patriku lindi në vitin 387 në Kilpatrick, afër Dumbartonit në Skoci. I ati ishte oficer i ushtrisë romake. Piratët irlandezë kapën rob djaloshin Patrik në moshën 16 vjeçare dhe e shitën si skllav. Kalo 6 vite në Irlandë ku mësoi gjuhën kelte. U arratis dhe iu drejtua Francës për t’i hyrë rrugës së manastirit nga ku u shugurua prift. Kur ishte 46 vjeç vendosi të kthehej në Irlandë për t’i evangjelizuar banorët e saj dhe aty mbeti pothuaj 3 dekada deri në vdekje më 17 mars të vitit 461. Një traditë kristiane thotë se Patriku shpjegoi misterin e Shenjtërisë së Trinitetit duke përdorur një tërfil tri-fletësh. Kjo është arsyeja se në këtë ditë e do zakoni të mbash një tërfil për ta festuar këtë festë. Gjithashtu e kërkon zakoni të visheni me jeshile si dhe duke ngjyer një birrë të quajtur “ishulli i smeraldtë”. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *