Home»Keshilla»10 mënyra më pak stresuese për t’i mbyllur punët e përditshmërisë tënde

10 mënyra më pak stresuese për t’i mbyllur punët e përditshmërisë tënde

“Më thuaj kujt i kushton vëmendje dhe do të them se kush je”. Jose Ortega y Gasset
“Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Perfektja pra, është një akt, jo një zakon”. Aristoteli.

Zgjohesh në mëngjes, ha mëngjesin, bëhesh gati dhe del nga shtëpia për të nisur rutinën tënde të përditshme. Gjatë rrugës kujtohesh se sa shumë punë ke për të bërë dhe të kap stresi. Si mund t’i mbyllësh të gjitha aktivitetet ditore me sa më pak stres?
Dua t’ju prezatoj me hapat që unë ndërmarr në rutinën time dhe që më kanë ndihmuar shumë për të mos u stresuar, edhe në ditë shumë të ngarkuara:

  1. Bëj vetëm një gjë në një kohë të caktuar. Nëse përpiqesh të bësh shumë gjëra njëkohësisht, rrezikon të mos i bësh ato mirë, ndaj bëji gjërat me radhë dhe përfundoje secilën në mënyrën e duhur.
  2. Mbaj përreth një mjedis sa më pak të ngarkuar. Kur ke shumë gjëra në ambientin rrethues, shpërqendrohesh, ndërsa kur ke një mjedis të thjeshtë, e ke më të lehtë të ërqëndrohesh dhe të mendosh në mënyrë të qartë.
  3. Ec ngadalë. Fillo t’i bësh gjërat më ngadalë se zakonisht, pasi kur nxitohesh përballë një rutine të ngarkuar, ke më shumë mundësi të ndihesh sikur je i/e burgosur mendërisht dhe nuk do të gjesh asnjëherë shpëtim nga stresi.
  4. Largoju gjërave të panevojshme. Të gjithë bëjmë gjëra që na pëlqejnë, por ndonjëherë, përballë shumë detyrimeve për të përmbushur, duhet të largohemi pak nga dëshirat dhe të bëjmë ato gjëra që duhen bërë përpara atyre që thjesht duam të bëjmë.
  5. Cikli 100% punë dhe 100% plotësisht pushim. Unë zakonisht përdor rregullin e dy 20-ave. Kjo nënkupton punën për 20 minuta duke u përqendruar totalisht tek puna dhe më pas, qetësimin e plotë për 20 minutat e ardhshme. Këto periudha nuk duhen ngatërruar duke menduar për pushim gjatë punës, apo për punë gjatë pushimit.
  6. Mos e mërzit veten, kur gjërat nuk shkojnë siç i ke planifikuar. Jo çdo gjë do të shkojë siç e dëshiron, por përherë duhet ta pyesësh veten: “Çfarë mund të mësoj unë prej kësaj që më ndodhi?”. Përdori mësimet që merr nga çdo disfatë, për t’i bërë gjërat sa më mirë në të ardhmen.
  7. Lëri pak mënjanë e-mail-et dhe rrjetet sociale, deri në momentin që do të përfundosh punët e rutinës tënde, ose të paktën për disa orë kur duhet të përqendrohesh në gjërat e rëndësishme. Mos e nis ditën duke përdorur rrjetet sociale, apo duke kontrolluar postën elektronike, pasi kjo gjë mund të të shtojë stres dhe të të reduktojë energjitë pozitive pas zgjimit.
  8. Reduktoje sasinë e informacioneve që merr përdirë. Mos i ndiq më blogjet apo faqet në rrjetet sociale, nga të cilat nuk merr informacione të vlefshme. Ndiq faqe humorstike, motivuese, si dhe faqe me informacione që i përshtaten interesave të tua.
  9. Bëji vetes pyetje që do të ndihmojnë të qëndrosh i/e përqëndruar në gjërat e duhura. Është shumë e lehtë të shpërqëndrohesh dhe sidomos përballë një rutine të ngarkuar, por gjëja e duhur që duhet të bësh në raste shpërqendrimi, është ta pyesësh veten se çfarë është ajo që duhet të bësh në ato momente.
  10. Përqendrohu më tepër tek “Si mund të…?” në vend të “Po sikur…?”. Mos bëj analiza për gjërat që kanë përfunduar dhe nuk mund t’i rikthesh dot ashtu siç kanë qenë, por fokusohu tek mënyra se si mund t’i arrish synimet që ke në jetë, nisur nga realiteti ku ndodhesh. / bota.al

1 Comment

  1. 12/03/2018 at 10:01 pm — Reply

    Matrapazat politik jane anarkist e lakmitare per pozita e tendera,karierista e shesin cdo pellembe te atdheut e dert nuk kane derisa nuk luan fisheku.Kriminela.Nuk jane si Hasan Prishtina i cili krejte pasurine e vet e ma ne fund edhe jeten e dhkriu dhe e humbi per shtetin e kombin shqiptar.Edhe rinia e humbi besimin ne liderat e vet e nuk sheh perspektive.Na duhen.shume ndryshime. Sa i perket dhuratave po e more prej cdo kombi e kemi henger.Koha tregon se vlen fjala populloreMiremengjes per interes.Nuk te thot kush edhe mirmengjes nese nuk logarite ne leverdine e vet.

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *