Home»Keshilla»“Vlerësoje si bekim çdo frymë që merr”. Historia e Brendon Burchard, që do të bëjë të kuptosh shumë mbi vlerën e jetës

“Vlerësoje si bekim çdo frymë që merr”. Historia e Brendon Burchard, që do të bëjë të kuptosh shumë mbi vlerën e jetës

Isha 19 vjeç dhe isha në gjendje të mjerë. Isha shumë i dashuruar me të dashurën time dhe ne ishim ai tipi i ciftit të mërzitshëm. Shkonim bashkë në shkollë. I bënim bashkë projektet. Ktheheshim bashkë nga shkolla. Jetonim në të njëjtin konvikt. Drekën e hanim bashkë. Ishim shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Një mbrëmje të caktuar, ajo shkoi në një party, njohu shumë djem, u deh dhe më tradhëtoi. U lëndova pamasë. Nuk shkoja më në shkollë. Mezi haja. Nuk studioja më. Nuk ma ndjente më për botën përreth. Me pak fjalë, nuk çohesha fare nga shtrati. Në atë moment nuk e kuptoja, por të lexuarit më ndihmoi shumë. Ishte vazhdimi i leximit që më bëri të kaloja gjithçka. Një ditë, isha duke lexuar gazetën e shkollës dhe në kopertinë ishte një foto e kapur gjatë verës, me detin dhe palmat përreth, që shkruante sipër “Mbathja”. Ishin duke kërkuar studentë për punësim gjatë verës në Republikën Domenikane. Kështu që, unë ia mbatha dhe shkova atje me shokun tim Kevin.

Një mbrëmje, ne po shëtisnim me makinë me shpejtësi 85 milje në orë. Kevin ishte në sediljen e shoferit dhe unë në sediljen e pasagjerit. Ndieja ajri  e Karaibeve të përplasej në fytyrën time dhe nuk ndieja asgjë tjetër, përveç qetësisë dhe relaksit. Papritur, një kthesë u paraqit përpara nesh dhe Kevin nuk e uli shpejtësinë. Ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Fillimisht u përplasëm me një makinë përballë nesh dhe pastaj dëgjova zërin e lartë të Kevin, që më thoshte: “Brendon, dil nga makina! Dil nga makina!”. Unë e pashë dhe një e çarë e madhe ishte krijuar në ballin e tij. Gjaku e tij ishte përhapur edhe në rrobat e mia. Mezi ia dola të dilja nga xhami i makinës dhe pashë gjithë gjakun e tij në trupin tim. Duke rikujtuar gjithë gjërat që sapo ndodhën, mendova me vete: “A ia vlejti që shpëtova?”.

Nisa të shihja imazhet e jetës sime pranë njerëzve që doja. Në fillim një tortë përpara meje dhe shokët përreth që këndonin “Gëzuar ditëlindjen”. Mami im i pasonte dhe motra ime buzëqeshte pranë meje. Në momente të tilla kupton nëse ke dashur vërtet, me ndershmëri dhe pafundësisht. Në ato momente, pasi kisha kaluar në prag të vdekjes, hodha sytë nga qielli dhe pashë hënën të shndrinte e bukur dhe e plotë në qiell. Fillova të ndihesha se do të isha mirë. Më dukej sikur Zoti kishte zbritur tek unë dhe më kishte dhënë një biletë të re për të jetuar, duke më thënë: “Ja tek e ke vogëlush. Je ende gjallë. Sërish mund të duash, por që tani e di rëndësinë e kohës dhe jetës akoma më tepër”.

Motivimin për të jetuar unë e mora që në moshën 19 vjeçare. Ky ishte një bekim. Shumica e njerëzve nuk e njohin këtë gjë as kur arrijnë 60 vjeç. Nëse në atë moment çdokush do të ishte i lumtur, unë isha i mërzitur. Kjo ndodhte sepse unë nuk kisha jetuar siç duhet. Nuk kisha jetuar sipas tri pyetjeve më të rëndësishme: “A po jetoja? A po dashuroja? A po transmetoja vlera si njeri?”. Nga momenti që kuptova se këto ishin tre pyetjet më të rëndësishme, kuptova qëllimin e jetës sime.

Ndieje frymën që po merr në këto momente. Mendo pak se çfarë bekimi është që je ende në jetë. Mendo se çfarë besimi është që ende po merr frymë. Kjo tregon se ende ke diçka përbrenda, për të cilën duhet të punosh, për të cilën duhet të kontribuosh, për të cilën duhet të japësh… Je ende këtu për një arsye. Dhe tashmë duhet ta fitosh atë bekim që të është dhënë. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *