Home»Thenie»“Vështirësitë të bëjnë më të fortë”. Fjalim motivues nga William Hollis. Nuk duhet ta humbisni!

“Vështirësitë të bëjnë më të fortë”. Fjalim motivues nga William Hollis. Nuk duhet ta humbisni!

“Imagjinoni nëse do të merrnit çdo gjë që donit në çdo moment. Pa vështirësi, pa punë të fortë, pa sfida. Disa mund të thonë se kjo gjë do të ishte fantastike. Mirëpo ju do të ishit të dobët dhe, kur diçka e rëndë të kalonte në jetën tuaj, ju nuk do të dinit se si ta përballonit, sepse nuk keni kaluar asnjëherë nëpër diçka që do t’ju forconte.

Nuk mund të rritesh pa vështirësi. Nuk mund të forcohesh pa rezistuar ndaj diçkaje të fortë, pa e sfiduar veten, pa vështirësi. Dhimbja është miku juaj. Ndoshta jo për momentin, por për evolucionin e shpirtit, për përfitime afatgjata, për të qenë më të fortë, dhimbja është miku juaj.

Nëse nuk keni pasur dështime, nëse nuk keni pasur vështirësi, nëse nuk keni pasur zhgënjime, nuk keni për të pasur fuqi, kurajo dhe mëshirë. Këto cilësi sigurohen nga dhimbja dhe vështirësitë. Ju është dhënë dhimbje, sepse jeni mjaftueshëm të fortë për ta përballuar. Ju është dhënë kjo jetë, sepse jeni mjaftueshëm të fortë për ta jetuar, sepse jeni mjaftueshëm të fortë për të udhëtur përmes saj dhe për të frymëzuar të tjerët. Ata do të shikojnë drejt teje dhe do të thonë “Ai ia doli. Ajo ia doli. Edhe unë e kam fuqinë t’ia dal mbanë”.

Jeni më të fortë nga sa mendoni. I keni mbijetuar çdo sfide deri tani dhe keni për t’i mbijetuar çdo gjëje që ju vjen. Por herën e ardhshme që do të përballeni me dhimbjen, dua të kuptoni se ajo ju jepet për një arsye, për një mësim. Mund t’ju jepet për t’ju bërë më të fortë, për t’ju bërë më të duruar, për të treguar shpirtin tuaj tek të tjerët. Ekziston përherë një arsye, kështu që mos hiqni dorë. Keni një qëllim në këtë botë dhe keni për ta gjetur, vetëm nëse vazhdoni të ecni dhe vazhdoni të rriteni.

Vështirësitë tuaja janë një pjesë e historisë suaj. Vështirësitë tuaja ju kanë bërë personat që jeni sot. Vështirësitë tuaja janë jeta juaj. Vështirësitë tuaja janë dhurata për ju. Disa njerëz i shohin vështirësitë si diçka të keqe, por ato do të jenë dhurata që bota do t’i dashurojë. Askush nuk do të dëgjojë historinë e dikujt që ju dha gjithçka. Njerëzit duan të dëgjojnë historitë e meshkujve dhe femrave që përballuan dhimbjet dhe i kthyen vështirësitë në një dhuratë.

Doni që njerëzit të ndiejnë keqardhje për ju, apo doni që njerëzit të shohin drejt jush? A doni të jeni legjenda? Sepse legjendat lindin në oborrin e vështirësive. Frika është si një film plot fantazi, por realiteti është një vështirësi, kështu që merrini vështirësitë dhe ndryshojeni realitetin tuaj. Sa herë keni menduar se vështirësitë po ju pengonin të ecnit përpara, aq herë do të kuptoni se në fakt, ato po ju jepnin fuqinë të ecnit përpara.

Mjaft me nënkuptimet. Mjaft me fajësimin e të tjerëve për problemet që keni në jetët tuaja”. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *