Home»Keshilla»“Ti je me vlerë dhe duhet të vishesh e të mbulohesh”. Këshilla e Muhammad Ali për të bijën e tij

“Ti je me vlerë dhe duhet të vishesh e të mbulohesh”. Këshilla e Muhammad Ali për të bijën e tij

Të gjithë e njihnin Muhammad Ali dhe e dinin se ai kishte të shtatë vajza. Ajo çfarë njerëzit nuk dinë, është se si i kishte ai marrëdhëniet me to. Fjalët që ne do të përmendim më poshtë, janë thënë prej Muhammad Ali, kur njëra nga vajzat shkoi ta vizitonte në dhomën e tij të hotelit. Ajo ishte veshur me rroba jo shumë modeste. Historia e mëposhtme është thënë nga njëra prej vajzave të tij.

“Kur ne mbërritëm, eskorta e babit na çoi mua dhe motrën time të vogël, Lailën, në dhomën e tij. Si gjithmonë, ai ishte fshehur pas dere për të na trembur. Ne shkëmbyem shumë puthje dhe përqafime atë ditë…
Babi na pa me imtësi atë ditë. Më pas ai më uli në prehrin e tij dhe më tha diçka që unë kurrë nuk do ta harroj. Ai më pa drejt e në sy dhe më tha, “Hana, çdo gjë që Zoti e bëri me vlerë, është e mbuluar dhe e vështirë për t’u arritur. Ku i gjenden diamantët? Shumë thellë në tokë, të mbuluar dhe të mbrojtur. Ku gjenden perlat? Në fund të një oqeani të mbuluara dhe të mbrojtura. Duhet bërë një punë e madhe për t’i arritur ato”

Ai më pa me sytë e tij seriozë dhe vazhdoi : “Trupi yt është me vlerë. Ti je më me vlerë se diamantet dhe perlat, e ndaj duhet të mbulohesh”.

Ajo çfarë na bie në sy në këtë këshillë të vyer, është se ajo ka vlerë më shumë në ditët e sotme. Dalim dhe shohim plot vajza që, ndoshta në përpjekje për të mbajtur veten dhe për t’u treguar se janë “fashionable”, apo edhe për të rënë në sy, harrojnë se po e ekspozojnë tepër trupin e tyre. Vëmendja e të tjerëve nuk fitohet kështu. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të rënë në sy. Bini në sy me personalitetin. Ajo që duhet të kuptoni, është se askush nuk ju merr seriozisht nëse ju dilni përpara tyre me një veshje ekstravagante. Pyetini të gjithë meshkujt që ia vlejnë. Pyetini dhe dëgjojini mirë se për çfarë vajze kanë nevojë të kenë në krahë.

Tregoni se keni një personalitet të fortë. Imponojani respektin të tjerëve. Tregoni që keni karakter dhe do ta shihni se sa vëmendje do të keni. Kjo vëmendje ia vlen, jo ajo vëmendja e zhveshjeve. Ajo zhduken me rrudhosjen e trupit. Jo gjithmonë do të jesh e re në trup, por në shpirt çdokush mbetet i ri për aq sa dëshiron. Ndaj, më të kujdesshme herë tjetër vajza… / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *